Shqipja e ‘Për’puthen’ ironizon Donald Veshajn: “Ku janë këta që do të ndërtonin shtëpi?”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Shqipe Hysenaj ka ironizuar Donald Veshajn në rrjetet sociale, lidhur me 4 shtëpitë që ka thënë se do ndërtojë për njerëzit në nevojë.

“Ku janë këta që do të ndërtonin shtëpi për njerëzit në nevojë? Apo harruat? Po këta lypsat e Tik Tokut? Mjerë ju që dërgoni dhurata, i duatrokisni dhe i përkrahni sepse asnjë story nuk nxjerrin për njerëzit në nevojë dhe për shumë të tjerë që janë me probleme…siç i keni ngritur ka ardhur koha t’i ulni që ta ndjejnë tronditjen lypsat. Hiqini follow-in se është e njëjta gjë si t’i marrësh karamelen një fëmijë të vogël, do qajnë”.

Në reagimin e parë që bëri pas daljes nga “Big Brother Vip”, Donaldi tha se ka vendosur që të ndërtojë me paratë e tij 4 shtëpi për familjet në nevojë, madje ftoi edhe fituesin Ilir Shaqiri që të bëhet pjesë e nismës. Në një video të publikuar në Instagram aktori shprehej se dy shtëpi do të ndërtohen në Kosovë dhe dy në Shqipëri, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.

Dy javë më parë, në emisionin e tij “Më lër të flas” Donaldi u pyet rreth nismës së tij dhe u përgjigj duke thënë se është ende duke u marrë me rastet duke mos dhënë më shumë detaje.
“Po katër shtëpi sepse janë shumë njerëz që komentojnë “Jopo ky duhet t’i kishte bërë ato shtëpitë”. Jam duke u marrë me rastet kam premtuar dy shtëpi në Kosovë dhe sy shtëpi në Shqipëri.”– u përgjigj Donaldi.

 

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV