Akrobaci dhe show/ Vëllezërit shqiptarë mahnisin jurinë e America’s Got Talent! (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh shqiptarët përfliten se njihen në botë për vepra penale, por rasti në fjalë e hedh poshtë këtë teori dhe bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm! Janë vëllezërit Balla ata të cilët po ngrenë lart emrin e shqiptarëve në kompeticionin e njohur America’s Got Talent.

Të rinjtë me aftësitë e tyre mbreslënëse kanë lënë gojëhapur jurinë dhe me zemra të ngrita të gjithë audiencën në sallë e atë televizive.

Akrobatët Arnold dhe Artan Balla realizuan me sukses performancën e vështirë në skenën e America’s Got Talent, duke treguar sërish se Shqipëria ka talente të mëdha, edhe pse është një vend i vogël.

E gjithë performanca e tyre u shoqërua nga emocione dhe frikë, duke ndjekur çdo sekondë se çfarë do të ofronin.

Juria e përbërë nga Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara u mahnitën dhe dhanë opinione shumë pozitive për dy të rinjtë. Djemtë siguruan tre “PO” për në raundin tjetër të spektaklit, shoqëruar me duartrokitje dhe ngritjen e gjithë publikut në këmbë.

Dy vëllezërit merren prej vitesh me akrobaci, edhe ose kanë studiuar në degë të tjera. Arnoldi  25 vjeç ka mbaruar shkollën për dizajn, ndërsa Artani 20 vjeç studion për juridik.

“Një ëndërr e bërë realitet”-e përshkruajnë ata eksperiencën e tyre në spektaklin më të madh të talenteve në botë.

Të fundit

Darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për...

Këshilli i Ministrave: Shpërblim për efektivët e zjarrfikësit që luftuan me flakët

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpërblimin e të gjithë punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve...

Gjendet një person i pajetë në Korçë, dalin detajet e para

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e tij në Korçë, ku jetonte i vetëm. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Sa shanse ka Edi Rama të heqë nga qarkullimi paranë ‘cash’?

Shkruar nga DW / Edi Rama njoftoi së fundi një plan ambicioz: ai do ta shndërrojë Shqipërinë në shtetin e parë në botë që...

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

ANDI BUSHATI - Lapsi Sali Berisha në stilin e tij proverbial i është përveshur edhe njëherë George Sorosit dhe të birit të tij, duke...

Lajme të tjera

Web TV