Balla: Në qytet të ulet shpejtësia në 30 km/h, në autostrada të shtohet në 130 km/h

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Në Shqipëri ka ardhur momenti që në autostrada të shtohet shpejtësia nga 110 deri në 130 km në orë”. Kështu është shprehur kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku po diskutohet propozimi i tij për ndryshime në Kodin Rrugor. Balla tha se një ndryshim i tillë, pra që të rritet shpejtësia në autostrada, nuk është përfshirë në propozimin e paraqitur deputetëve por pse jo të hidhet në diskutim dhe të merret në vendim, duke e afruar me standardet e Bashkimit Evropian.

“Propozim që vjen nga nevoja për të përshtatur Kodin Rrugor me atë të BE. Ndryshimet burojnë nga eksperiencat më të mira të vendeve të BE, do të veçoja atë gjerman dhe italian. Objektivat kryesore: Parandalim më efikas të aksidenteve rrugore dhe për afrim të limiteve moshore me vendet anëtare të BE. Iniciativa për ndryshimet është pjesë e një sërë diskutimesh që ka bërë qeveria dhe anëtarë të Bundestagut në negocimin dhe firmosjen e lejeve të drejtimit që njihen tashmë në Gjermani. Nëse deri tani vlefshmëria e lejedrejtimit është 10, pritet të bëhet 15. Ne ndihmojmë me këtë qytetarin. Nuk e di pse në krye të 10 viteve duhet rifreskim, kur në Gjermani është 15. Ulim burokracitë, minimizon shkuarjen në sporteleve, kursim kohe dhe financash. Efektet e pritshme: 9.7 milionë dollarë kursim për qytetarët në një vit, përfitues 80 mijë shqiptarë në vit. Sot në Evropë aksidentet rrugore me të rinj nga 15 deri në 30 janë 25% e të gjitha aksidenteve rrugore. Me këto lloj kufizimesh pretendojmë të ulim aksidentet që vijnë nga të patentuari për herë të parë. Rritja e moshës për mbajtjen e patentës bëhet edhe për shkak të uljes së numrit të specialistëve për makineri të caktuara. Këta lloj specialistësh mund të vijojnë ta bëjnë deri në moshën 70 vjeç, kjo sërish referuar eksperiencave më të mira evropiane. Një numër i madh shqiptarësh vijnë në verë për të rinovuar patentën dhe për këtë propozoj që kolegët ta kalojnë para se të mbyllim sesionin parlamentar në fund të korrikut, që t’u shkojmë në ndihmë shqiptarëve që jetojnë jashtë. Duhej të ishte bërë më herët, por pjesa më e madhe e ndryshimeve të propozuara lindën për shkak të bisedimeve me autoritetet gjermane. Në Shqipëri ka ardhur momenti që në autostrada të shtohet shpejtësia nga 110 deri në 130 km në orë. Kjo nuk është e përfshirë në propozimet e mia por e hodha si ide që mund të diskutohet dhe pse jo të shtohet, duke e afruar më afër me standardet e Bashkimit Evropian”, tha Balla.

Lexo edhe :  Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Balla propozoi gjithashtu që të ulet edhe shpejtësia nga 40km/h në 30 km/h brenda qytetit, pasi sipas tij kjo shpejtësi është shumë e lartë dhe shkaktare për aksidente.

Ndërkohë, ai shtoi që ky propozim duhet të konkludohet në një draft përfundimtar që të ketë dakordësi nga e gjitha palët.

“Do ishte mirë që të ishte një propozim i përbashkët”, shtoi ai.

Të fundit

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Lajme të tjera

Web TV