Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku dy vëllezër shqiptarë kanë humbur jetën.
Mediat greke raportojnë se vëllezërit janë përfshirë në një aksident automobilistik teksa po lëviznin në aksin rrugor Lamia-Livadeia, ku janë përplasur me kangjellat anësore të rrugës.
Në makinë ishin 5 persona, dhe drejtues i mjetit ishte njëri nga vëllezërit. Për shkak të shpejtësisë së mashe, 30-vjeçari ka humbur kontrollin, duke u përplasur me kangjellat, e më pas ka përfunduar në lumen Erkyna.
Si pasojë dy vëllezërit humbën jetë, ndërsa 3 personat e tjerë, një 31-vjeçar gjithashtu shqiptar dhe 2 grekë u plagosën rëndë. Të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga policia.