Kur mat hijen e muzgut me protestat e Sri Lankës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Ditën e djeshme presidenti Gotabaya Rajapaksa ishte arratisur nga Sri Lanka nëpërmjet një avioni ushtarak. E gjitha kjo vjen pas protestave të shumta e masive të qytetarëve të këtij vendi të lodhur nga pushteti i gjatë, anakronik dhe i bazuar mbi dhunën, i korruptuar në palcë e i shkëputur nga çdo realitet njerëzor që shoqëroi sagën e lidershipit të dy vëllezërve ku njëri ish president e tjetri ish kryeministër. Përmbyllet kështu kalvari i një pushteti që nisi rrugën me shpresën e njerëzve se populizmi i presidentit Gotabaya Rajapaksa do të ish ilaçi më i mirë për zhvillimin e vendit, por që rezultoi në përgjakje nga lufta civile e për të shkuar më tej në megallomaninë e një pushteti të pakontrollueshëm e me korrupsion masiv. Një histori ku fundi i saj nuk është i papritur për diktatorë që kanë trashur zullumin me popullin e tyre, por që gjeti vëmendje në Shqipëri për të tjera arsye. Ishte opozita kaotike shqiptare që pas një proteste modeste deshi të masë hijen e muzgut të vet me masivitetin e protestave që ndodhën ditë më pas në Sri Lanka. Madje dukej e dëshiruar që këto skena të turmave sulmuese ti inspirojë dhe në mjedisin e vendit si rruga e vetme që mund ti hapë rrugën e pushtetit ndaj një kundërshtari që nuk po e mund dot me votë. Veçse ka diçka që nuk shkon në paralelizëm për arsyet e revoltës popullore që ndodhi në Sri Lanka. Për ata që nuk e njohin historinë e Sri Lankës por që e kanë në kujtesë historinë e kohëve të fundit të Shqipërisë, nëse mund të bëjmë një paralelizëm për arsyet e rebelimit masiv atje, është sikur Berisha të kish arritur të mposhte me armë në 1997 rebelimin e qytetarëve dhe më pas të kish vendosur një pushtet më të egër dhe më represiv, të trashte zullumin e bëmave e të varfëronte më tej vendin. Natyrshëm pas kësaj dhe rebelimi i njerëzve do të ish më i dhunshëm dhe ikja e presidenti diktator do të ish e pashmangshme.

Në fakt kjo ka ndodhur në Sri Lankën e dhjetëvjeçarëve të fundit. Një vend i begatë por që ra në dorën e makutërisë, injorancës në pushtet dhe fodullëkut për ti hapur rrugë të resë. Pas luftës civile 15 viteve më parë, kur vendi ka ndasi fetare dhe dy religjionet dominante janë hindu dhe budistë, pushteti i vëllezërve Rajapaksa u bë më i fortë pasi dolën fitimtarë nga përplasja e armëve. Por bashkë me të u bë më i madh dhe abuzimi me pushtetin dhe korrupsioni masiv. Njëri president dhe tjetri kryeministër kontrollonin çdo sector të jetës dhe fatin e gjithkujt. Por harbutëria e forcës shpesh zëvendësohet nga budallallëku. Duke e menduar veten të pagabueshëm, Rajapaksa dha idenë e çmendur që të ndalonte me ligj përdorimin e plehrave kimike në bujqësi, me arsyetimin se ushqimi bio do të ish më i leverdisshëm. Por prodhimet bujqësore përfunduan në katastrofë dhe u mkor vetëm ¼ e prodhimit të zakonshëm. Vendi u përfshi në krizë urie, por dhe në mosaftësinë për të shlyer borxhet e shumta. Për të shlyer interesat e borxhit ndaj Kinës, qeveria u detyrua ti lëshojë portin e ish kryeqytetit të vjetër në jug të vendit që të kontrollohet prej Kinës në funksion të Udhes së Mëndafshit. E gjitha kjo ngriti dhe xhelozitë e Indisë dhe për Sri lankën po zhvillohet dhe një betejë diplomatike e tregëtare midis dy gjigantëve aziatikë, Indisë dhe Kinës. Dhe për shumë analistë përveç pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë së tyre, një pjesë e nxitjes së trazirave vjen dhe nga ndërhyrja e fuqive të të tjera të interesuara se cfarë drejtimi do të marrë Sri Lanka. Pra, panorama, nëse e njohim mirë, është vërtet shumë e ndryshme nga ajo çfar përpiqet të injektojë opozita shqiptare, janë dy realitete aq të ndryshme dhe aq larg njëri tjetrit sa që është injorancë vetëm ta përmendësh. E vetmja gjë që mund ti lidhë këto realitete është makutëria politike, atje në Sri Lankë për të vjedhur e shkatërruar një shtet, ndërsa këtu një makutëri e një lloji tjetër. Që është gati që të fusë vendin në çdo aventurë dhe e gatshme deri në përplasje të dhunshme sociale, me të vetmin qëllim që ti hapë rrugë pushtetit të vet. Dhe kjo ndodh ndonëse jemi në mes të Evropës dhe aspirojmë ti bashkohemi demokracive perëndimore. Shembujt për mbijetesën e vet, për fat të jeq, një pjesë e mykur e politikës së vendit, i merr ende nga larg, Azia e më tej.

Të fundit

Ka fjetur me Mevlanin? Livia: Nuk e kam mohuar që kam ndjenja për të

E ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ka qenë Livia Brunga, ish-banorja e “BBV4”, e cila u eliminua...

3 vite nga agresioni rus ndaj Ukrainës/ Rama: Të mos bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një fjalë përmes lidhjes video Samitit në Kiev, ku liderët e BE u mblodhën për të përkujtuar 3-vjetorin...

Rritja më e turizmit në Europë gjatë 2024-ës, portali gjerman rendit Shqipërinë të parën

Portali gjerman WEB.DE ka renditur Shqipërinë të parën në listën e destinacioneve evropiane me rritjen më të shpejtë të turizmit për vitin 2024. Shqipëria zë...

Gangsterët e hetimit

Nga ARTUR  AJAZI Rasti Veliajt, na tregoi se edhe njerëzit e hetimit kanëdefektet e tyre, kanë mangësitë dhe boshllëqet e tyre nëprofesion, që ndikojnë mjaftueshëm...

Berisha me dy standarde, vetë sulmon Dumanin, por akuzon Veliajn se kërcënon Dadon!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e kurseu as sot gjuhën e ashpër ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe veçanërisht ndaj kreut të saj...

Lajme të tjera

Web TV