‘Provokimi’ i tretë rus ndaj shqiptarëve!/ Çfarë fshihet pas akuzave të Moskës? (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një makinë me targa shqiptare që trafikon raketa amerikane ‘Javelin’ është lajmi që qarkullon prej 2 ditësh në mediat online në Shqipëri.

Në të tilla kushte Top News investigoi rreth targave të cilat mbante makina tip Volswagen në Ukrainë, për të cilën thuhet se po bënte pazar armësh në treg të zi. Sipas investigimeve dhe burimeve të sigurta, rezulton se targat janë të falsifikuara dhe nuk mbajnë elementet e sigurisë që kanë targat e lëshuara nga autoritetet tona.

Për më tepër, targat në fjalë, përkatësisht: AA851 EE, i përkasin automjetit ti Mercedes Benz c 220, në pronësi të një shtetasi shqiptar, i cili nuk dëshironte që emri i tij të bëhej publik. Në një prononcim për Top News, pronari i automjetit Mercedes që mban targat në fjalë, u shpreh se nuk ka të bëjë fare me rastin në fjalë teksa e konsideroi gjithçka stisje të propagandës ruse.

“E di atë si problem, por ju mediat, e para e punës duhet me i verifiku gjanat, jo me i kalu pa asnjë lloj verifikimi, sepse ju cënoni jetën e një personi privat pa asnjë lloj të drejte. Jo ju konkretisht por mediat. Për dy arsye, ose për arsye të shërbimit të propagandës ruse, ose për arsye të klikimeve.”– tha ai.

Shtetasi në fjalë, teksa tregon se makinën e tij e ka blerë në vitin 2016 dhe është përdorir nga familja, bën me dije se targat janë të falsifikuara pasi origjinalet i ka në makinë, e për këtë na siguroi edhe foton momentale të makinës së tij të bërë më 14 korrik ora 17:50.

“Unë jam më vete, me makinën tani. S’ka lidhje fare fare fare… Mënyra se si është përzgjedh është fiks si telebingo, meqë skam pas fat në telebingo, i ka ra telebingo kësaj…”– tregon ai.

Lexo edhe :  ‘Magji mbi Jon’, Himara çel sezonin turistik me festivalin dyditor

Teksa tregon se është me profesion mësues, ai numëron edhe institucionet ku ai ka shërbyer, teksa shfaq shqetësimin e tij se një gjë e tillë mund ta dëmtojë atë në të ardhmen.

“Nëse unë nesër jam në një karrierë publike, politike, pse të më dalë emri për diçka kot. Dhe nesër pasnesër,.. a ky personi që ka pas atë makinën, po prandaj paska arrit ky në politikë. Më vjen shumë keq sepse unë ka 10 vite që jap mësim, kam dhënë mësim në universitete në Lindje të mesme, Universitete amerikane, kam qenë profesor i vitit për shumë vite atje, dhe duke bërë një jetë shumë të kujdesshme të atakohesh me diçka që nuk ka lidhje me ty ajo të vret shumë më shumë.”– tha ai

Personi në fjalë që shprehet se ka edhe një medie të tij online, shfaqet i zhgënjyer nga kolegët, që sipas tij publikojnë lajme për klikime, pa i përfshirë të gjitha palët.

Por teksa gjithçka rezulton e stisur dhe e falsifikuar, ngrihet pyetja, se përse po bëhet dhe nga kush? Ndonëse kjo është akuza e tretë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, pas pretendimeve ruse se mercenar shqiptarë që luftojnë kundër Rusisë, apo edhe lista e stisur emërore prej 150 shtetasve shqiptar që luftojnë për Ukrainën, Ambasada Ruse ende nuk i është përgjigjur me fakte kërkesave të Qeverisë Shqiptare, për të vërtetuar këto pretendime. Rasti i fundit rezulton të jetë tërësisht fabrikim dashakeqës.

Cilat janë interesat e Rusisë duke bërë këto fabrikime? A po kërkon Rusia të ndezë konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës? A është një hakmarrje ndaj rolit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, kur shqiptarët janë ndër mikpritësit më të mëdhenj të turistëve rus?

 

Të fundit

Zhduket pa gjurmë 16-vjeçari shqiptar në Irlandë, dyshohet se…

Policia e Belfast-it ka lëshuar një apel për ndihmë pas zhdukjes së një 16-vjeçari shqiptar, Marvin Gjuzi, i cili...

Giro d’Italia në Shqipëri/ Policia zbulon masat e sigurisë në Elbasan

Në kuadër të garës ndërkombëtare çiklistike “Giro d’Italia 2025”, e cila do të zhvillohet më 9 maj, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka bërë...

Trendi i TikTokut për “çokollatën e Dubait” shkakton mungesë të fëstëkut

Promovimet që u bëhen disa produkteve në TikTok kanë tejkaluar pritshmëritë dhe kanë prekur edhe ekonomitë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri...

Lezhë/ Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare

Një grua 51-vjeçare në Lezhë ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 6 maj, kur shtetasja D. B.,...

Rama në Fushë Krujë: Na jepni besim që të bëjmë më të mirën për 4 vitet e ardhshme

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmbylli këtë të mërkurë fushatën elektorale në Fushë Krujë, ku iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të mbështetur...

Lajme të tjera

Web TV