“Punoja kamariere”, Beniada bën rrëfimin prekës: Nuk shkonim dot në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja e njohur, Beniada Nishani ka folur si rrallëherë për të shkuarën e saj. Ajo ka treguar se ka punuar si kamariere. Ndërkohë, mamaja e saj ka punuar në një dyqan mishi dhe më pas pastruese në shtëpitë e italianëve.

Sakaq, Beniada u shpreh në “Wake Up” askush nuk duhet të ketë turp për punën, madje duhet të jetë vlerësim.

“Isha 15 vjeçe dhe kemi qenë në fillimet tona në Itali, mami punonte në një dyqan mishi dhe natën kur mbyllej dyqani unë shkoja e ndihmoja për ta pastruar. Madje ka qenë dhe një rast që kam ngelur brenda në frigorifer. Por kam punuar dhe punë të tjera, si kamariere. Më ka pëlqyer shumë që të flisja me njerëzit. Nuk duhet të kemi fare turp për punën tonë të parë, madje duhet të jetë një vlerësim. Në fillimet tona në Itali kemi qenë pa dokumente, e kishim shumë të vështirë. Kur unë isha e vogël mami më thoshte që të tregoja dhe shumë kujdes se po të vritesha nuk shkonim dot në spital. Mami im ka qenë 24-25 vjeçe dhe punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve. Kur unë i kërkoja një kukull më thoshte që nuk ta blej dot tani por do presësh edhe pak. Mendoj që është shumë bukur që të fitosh lekun tënd dhe të mos i biesh në qafë prindërve”, rrëfeu bukuroshja.

Kujtojmë që pas eksperiencës në “Big Brother VIP”, Beniada është zhvendosur në Shqipëri dhe është angazhuar në televizion.

Të fundit

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

Lajme të tjera

Web TV