Lamtumirë Anri, Heroi ynë, dëshmori i të gjithëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

Të enjten ishe Anri, futbollisti me talent, djaloshi me zemrën e madhe, i miri i familjes, djali i madh i Artës dhe Selës, gëzimi i parë i katër gjyshërve… Sa shpejt shkoi koha, vetëm e premte është, as 24 orë nuk kanë kaluar dhe t’i je po Anri, ama këtë të premte (të zezë për familjen), nuk mbetesh vetëm i yni, je i të gjithëve. Dje u shpalle “Dëshmor i Atdheut”. Hero të quajnë, hero ishe, hero mbetesh përjetësisht, duke na lënë pas dhimbjen, plagën që as motet s’kanë si e shërojnë. Shpëtove dy jetë Anri, por t’i le jetën tënde. Sakrificë e madhe. Ti, Anri ynë, ike pa brengë për veten duke na e pasuar si top dhimbje ne të jetueshmve që duhet dhe do ta mbajmë fort kujtimin tënd. Talenti të iku në buzën e detit të trazuar që tërhoqi pas vetes më të mirin. Të donte aty, për të shpërndarë shpirtin kushedi se ku, këtej e andej, breg më breg.

Koha mbeti

E enjte, ora 13.15 koha ngelet, dallgët e detit jo. “Po mbyten”- bërtiti dikush në breg. Dy fëmijë 15 vjeçarë jepnin e merrnin. Sekondat nisin të rrahin ngadalë, Anri është aty, ka kush t’i shpëtojë, ka kush të sfidojë tërbimin e detit… Luftoi me dallgët, nxorri nga uji vëllain, kthehet të marrë shokun e tij. I bashkon të dy, u jep shpresë e frymë. Je vetëm, të gjithë shihnin me ankth. “Shpëtuan” – bërtiti dikush, po koha sërish ka mbetur në vend. Heroi shpëtimtar nuk po duket. Dy jetë fali, një mori, vetëm të tijën. Tëtëmbëdhjetë vjeç mbushe para dy javësh, do bëje disa ditë pushim, në atë det që u rrite. Do shkoje edhe të gjyshërit dhe daja në malësi. Po prisje me padurim edhe të ardhmen e karrierës tënde futbollistike për të ecur para me talentin tend, pa ndihmën e dikujt, pa forcën e parasë, pa mikun e “madh”. Dallgë… Anri nuk po duket. Vëllai Ersi dhe shoku i tij po 15 vjeç janë mirë. Ku është shpëtimtari, ku shkoi heroi? Jo, Anri nuk po del, ia dolën dy vogëlushët 15-vjeçarë, Anri jo. Dhe kush Anri me një fizik të tillë që nuk abuzonte kurrë për të investuar në jetën e tij futbollistike. Sa keq, koha nisi sërish të vazhdonte si njësi matëse, por këtë herë pa dhënë shpresë. Më kot thërriste gjyshi në breg, më kot lutej mami Arta. Të gjetën, por pa jetë. Dikush nga roja bregdetare të tërhoqi nga uji dhe vendosi në atë barkë që nuk quhet më shpëtimi. I ngjante një arkëmorti. Pa frymë fare ishe Anri, shpirtin e fale jo vetëm për dy të tjerët, por për të gjithë ne, kush të njohu e kush nuk të njohu. Deti u hakmorr keqas sepse i prishe “planin”, donte dy jetë 15-vjeçarësh por t’i i hodhe sfidën dhe kujt? Detit… T’i Anri ia le jetën tenden.

Lexo edhe :  22 qershor 1911/ Në në Westminster Abbey kurorëzohen George V dhe Mary of Teck

Ky mort i rëndë

Aty në Shën Avlazh, në lagjen Sektor Rinia është shtëpia e Anrit. E ndërtuar me mundim, djersë, nder. Po sot në oborr nuk është më Anri. Ka shumë njerëz. Shokët e ekipit vijnë me buqetë me lule. Lotët si than as i nxehti i korrikut. Për viztitë ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë Rama dhe ministrja Kumbaro. Pak kohë ndenjën, duke u dorëzuar familjes dekoratën e shpalljes së Anri Kashikut “Dëshmor i Atdheut”. Një vlerësim për veprën e tij, e mbase një detyrim si shoqëri për veprimin e Anrit. PO, Anri ishte me zemër të madhe. Anri fal edhe mungesën e vrojtuesve në kullat që kanë mbetur si shkretina, pa frymë njeriu mbi të. Heroi sot duhet të ishte një i gjallë që do të kishte shpëtuar Anrin dhe dy 15-vjeçarë, por të enjten më 13.15 në plazhin e Durrësit askush nuk u gjend.  Anri, do na mungosh të gjithëve. Do i mungosh shumë më shumë mami Artës dhe babi Selës që kishte gjashtë vjet që nuk të shihte. Emigrant në Angli, pa dokumente punonte kudo në ndërtim për të ndërtuar këtu në Shqipëri jetën e fëmijëve dhe bashkëshortes. U kthye të enjten natën nga Anglia gjashtë vite më pas, Anrin e gjeti në arkivol… Sa shumë do u mungosh edhe gjyshërve Belul dhe Naim, gjysheve Zeqine dhe Hamide. Do i mungosh pafund dy vëllezërve Florenc dhe Ersi, dajës Aranit, tezeve Sajmira, Nertila dhe Xhuliana, do i mungosh xhaxhait Bledar dhe ne të gjithë të tjerëve që me jetën që dhe dhurove dy jetë.

Lamtumirë Anri, heroi ynë, dëshmori i të gjithëve.

Të fundit

Pavarësisht ç’thotë Trump, SHBA ka hyrë në luftë – dhe pasojat do të jenë të thella

Simon Tisdall* Donald Trump ra drejtpërdrejt në kurthin që i kishte ngritur Benjamin Netanyahu. Bast i pamatur dhe i rrezikshëm,...

Rama prezanton skuadrën fituese të Vlorës për Shqipërinë 2030 në BE

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Vlorë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian. Përmes një videoje prezantuese, Rama solli...

“Thirrje për iranianët të përmbysin regjimin”/ Berisha reagon për sulmet e SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas bombardimeve të centraleve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar...

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”/ Shqipëria dhe Kosova të përgatiten

Shqipëria dhe Kosova duhet të përgatiten për më të keqen, luftë kundër Serbisë, pasi të gjitha shenjat çojnë drejt këtij përfundimi. Kështu tha analisti Ben...

Papa: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, jo dhunë dhe konflikte

“Të dashur vëllezër e motra, nga Lindja e Mesme, veçanërisht nga Irani, po vijnë lajme alarmante. Në këtë skenar dramatik që përfshin Izraelin dhe...

Lajme të tjera

Web TV