U ekzek*tua sot, Brilant Martinaj i dyshuar edhe për vr*sjen e ish-policit Reçi në Laç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atentati i sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës i mori jetën Brilant Martinaj, trupi i pajetë i të cilit së bashku me Besmir Hoxhën u shkrumbuan brenda automjetit me të cilin udhëtonin.

Brilant Martinaj nuk është emër i panjohur për policinë pasi ai rezultonte në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH-ve Xhulio Prela, por edhe një tjetër ish-efektivi të uniformave blu, 60-vjeçarit Xhelal Reçi.

Brilant Martinaj ishte një prej personave të dyshuar për vrasjen që tronditi qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit të vitit të shkuar.

Asokohe, rreth orës 07:23, persona të armatosur i bënë atentat 60-vjeçarit Xhelal Reçi, në afërsi të një banke dhe ish-polici nuk arriti t’i shpëtonte plumbave të marrë.

Në gusht të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, ishte ai që i kishte shpëtuar një atentati të mirëorganizuar teksa ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta vrisnin.

Ndërkohë sa i përket vrasjes së babait të tij, policia në Laç mori në pyetje pak kohë pas ngjarjes ish-kolegun polic të tij, shtetasin Faik Martinaj.

Këtij të fundit i ishte plagosur i biri dy vite para vrasjes së Reçit dhe për ngjarjen ishin të dyshuar djemtë e 60-vjeçarit.

“Me të nuk kam pasur konflikte apo probleme. Djali im ndodhet në Kosovë”, ka dëshmuar asokohe Faik Martinaj, pasi kishte konfirmuar se kishte punuar në të njëjtin Komisariat me Reçin.

Vrasja e Xhelal Reçit u filmua nga një kamerë sigurie, por pamjet nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorëve, të cilët mbanin në kokë kapele dhe mbulonin fytyrën me maskë anti-Covid.

Lexo edhe :  "A do i bashkosh votat me Ramën?" Kjo është përgjigjja e Agron Shehajt

Sipas gazetares, nga vrasja e ish-policit Xhelal Reçi ka pasur disa vrasje që besohet se kanë qenë lidhje e Brilant Martinaj dhe kushëririt të tij të parë Ervis Martinaj, edhe ky i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV