Çfarë po ndodh në Europë? Thatësira më e keqe në 1200 vitet e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa herë që vjen vera dhe rrjedhimisht vapa e madhe, ditët tona kthehen të mbushura me terma meteorologjikë që normalisht i injorojmë për pjesën tjetër të vitit. Një prej tyre është “anticiklon i Azores”, ajo zonë gjysmë e përhershme me presion të lartë që gjendet në Oqeanin Atlantik dhe që ndikon në klimën e pjesës më të madhe të Evropës dhe të gjithë Mesdheut.

ÇFARË ËSHTË ANTICIKLONI I AZORES? Burimi i të gjitha vuajtjeve tona të verës vijnë për shkak të anticiklonit të Azores që po përkeqësohet. Kjo mbështet një studim të ri të botuar në Nature Geoscience , që analizon evolucionin e anticiklonit gjatë mijëvjeçarëve të fundit dhe tregon se në 200 vitet e fundit ai është zgjeruar në një ritëm më të lartë se ai i 1000 paraardhësve. Ky “shpërthim” është arsyeja pse disa zona të Evropës, veçanërisht Spanja dhe Portugalia, po përjetojnë thatësirën më të keqe në historinë e tyre.

Spanja dhe Portugalia janë dy vendet evropiane që më së shumti po vuajnë pasojat e zgjerimit të anticiklonit të Azores: në mesin e shumë parashikimeve që janë bërë për këto dy vende, njëri thotë se deri në vitin 2050 sipërfaqja e gadishullit Iberik, i përshtatshëm për rritjen e rrushit do të reduktohet nga 25 deri në 100% (që do të thotë se për tridhjetë vjet në Spanjë dhe Portugali mund të bëhet e pamundur të prodhohet verë), ndërsa një tjetër parashikon një kolaps prej 30% të prodhimit të ullirit në Spanjën jugore.

EMERGJENCA SPANJA DHE PORTUGALIA. Për të kuptuar arsyen e kësaj thatësire të zgjatur, ekipi në Institutin Oqeanografik Woods Hole ndërtoi një model klimatik që simuloi 1200 vitet e fundit të jetës së anticiklonit të Azores, duke zbuluar se në 200 vitet e fundit zona e presionit të lartë është rritur me një ritëm të lartë dhe se në veçanti shekulli i njëzetë pa një përshpejtim edhe më vendimtar.

Lexo edhe :  8 mënyra (të provuara) për të patur më shumë fat!

Është evidente lidhja me shtimin e gazeve serrë në atmosferë për shkak të aktiviteteve njerëzore. Për të zbuluar atë me thatësirën, ekipi analizoi një sërë stalaktitesh nga Portugalia, të cilët janë krijuar gjatë mijëvjeçarëve, kanë “regjistruar” normat e reshjeve me kalimin e kohës.

DIMËR TË THATË, VERË TË THATË. Çuditërisht, analiza zbuloi se, që kur revolucioni industrial shpërtheu sasinë e gazeve serrë në atmosferë, zgjerimi i anticiklonit të Azores i ka bërë dimrat mesdhetarë më të thatë – një fenomen që ende nuk është ndalur, aq sa një rënie e mëtejshme në reshjet priten nga 10 deri në 20% deri në fund të shekullit. Në këtë periudhë, edhe anticikloni do të vazhdojë të zgjerohet, thonë autorët e studimit dhe nëse gjërat nuk ndryshojnë, le të presim dimër gjithnjë e më të thatë, verë gjithnjë e më të thatë dhe thatësirë ​​gjithnjë e më të përhapur.

Të fundit

U surprizua nga socialistët me tortë për 51-vjetorin/ Gjekmarkaj: Mos i keni hedhur helm

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka festuar sot 51-vjetorin e lindjes në mënyrë...

“Thatë nuk ka ndryshime”/ Tabaku përplaset me Celibashin, i kërkon llogari për votat

Jorida Tabaku i ka kërkuar llogari Kyrekomisionerit Ilirjan Celibashi për votat e Diasporës që janë duke u numëruar për qarkun e Lezhës. Sipas Tabakut në...

Ja disa mënyra se si të gjesh emra të përsosur për bebusha

Sot, ka miliona emra, por si ta gjesh të duhurin për fëmijën tënd, për nipin, mbesën, fëmijën e shoqes etj? 1. Kërko në pemën familjare Nëse...

Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

Ben Andoni Do jetë e vështirë që kryeministri Rama pas këtij pushteti të madh të ardhur pas zgjedhjeve 2025 për të ruajtur një status quo...

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna, pas një aksidenti drithërues. Juki Tsunoda...

Lajme të tjera

Web TV