Flet britaniku që postoi foto n*do të Arta Nitaj: Nuk i pëlqeu që e refuzova, më tha gay

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Youtuberi i njohur britanik Teddy Grey, i cili publikoi një bisedë private lidhur me Arta Nitajn dhe foto të saj nudo, ka folur për herë të parë për skandalin që bëri bujë në media ditën e djeshme. Ai publikoi disa mesazhe, në të cilat pretendohet se modelja nga Kosova shet trupin për 5 mijë euro.

Të gjitha këto mesazhe që zhvillohen mes Arta Nitajt dhe një personi shqiptar që thuhet se ka fjetur me të kundrejt pagesës, janë bërë publike në Instagramin e Teedy Grey. Në një intervistë për “Expuls.mk”, Grey tregoi njohjen me modelen dhe arsyen e publikimit të këtyre mesazheve eksplicite.

“Njohja ime me Artën erdhi përmes një shoqeje të përbashkët, mirëpo nuk dolëm bashkë kurrë. Ajo ishte e paguar për një takim, i cili nuk u realizua kurrë. Nga aty ajo shprehu qartë pëlqimin për mua, por unë nuk tregova aspak interes, gjë që e zemëroi atë jashtëzakonisht shumë”, ka thënë ai.

“Ajo filloi të më flasë për mënyrën se si janë burrat në të vërtetë duke i cilësuar si “derra”, por sa për ironi të fatit si mund t’i quajë në këtë mënyrë, kur ajo vet ua ka shitur trupin e saj burrave të tjerë, dhe duke vazhduar të postojë foto gati lakuriq, si mund që ajo t’i fajësojë burrat për mënyrën se si ata sillen.
Ajo tregon, jo vetëm nga veprimet e saja, por edhe ndaj shumë gjërave të tjera, se nuk e ka problem të seksualizohet nga meshkujt kur kjo i sjell para”, tha Teddy. Ndër të tjera, ai thotë se Arta e ofendoi me fjalë të rënda ngaqë ai nuk i kushtoi vëmendje, duke e sulmuar në mënyrë të paarsyeshme.

Lexo edhe :  Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

“Pas të gjitha ndodhive, unë nuk u mora fare më me hipokrizinë e saj, dhe në vend që të sqarohej si një e rritur ajo kaloi në ofendime duke më thënë “gay i ndyrë” dhe më pas më bllokoi. Unë kam një grua dhe 2 fëmijë, kështu që lidhja me Artën nuk më interesoi kurrë.

Fakti që nuk i kushtova kurrë vëmendje e lëndoi aq shumë egon e saj, saqë ajo më sulmoi në mënyrë të paarsyeshme”, përfundoi Teddy Grey.

Të fundit

“Nuk është e vërtetë!” Delegacioni i BE mohon ndërhyrjen në raportin e OSBE/ODIHR

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përgënjeshtruar aludimet e disa mediave shqiptare, ku pretendohet se ambasadori Silvio Gonzato-s...

Xabi Alonso zgjedh Realin, pasuesi i tij mund të jetë legjenda e Barcelonës!

Erik ten Hag apo Xavi, cili është trajner më i zoti? Përgjigjja është relative, por mes tyre ka një garë të ethshme. Bayer Leverkusen në...

“Me ty, me ty, Ilir Meta”- Monika Kryemadhi publikon videon dhe falenderon mbështetësit

Monika Kryemadhi ka publikuar një video, ku një fëmijë shfaqet duke shprehur mbështetjen për Ilir Metën. Kryemadhi shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë e...

“Linda Rama, mision për të ringjallur fuqinë e demokracisë”. Intervista e De Castro

Ekonomistja dhe aktivistja Linda Rama është shumë më tepër sesa bashkëshortja e Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Gazetari Màrio de Castro e takoi për revistën...

Lapaj i kthen përgjigje Ramës: Ke frikë, sepse ti e di se do kemi zgjedhje të parakohshme

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ‘shigjetuar’ kryeministrin Edi Rama duke thënë se ka zënë frika nga zgjedhjet e parakohshme. Në një...

Lajme të tjera

Web TV