Lavrov: Statusi kandidat i Ukrainës për në BE, një lëvizje kundër Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, e quajti statusin e kandidatit në BE për Ukrainën një “lëvizje gjeopolitike kundër Rusisë”, sipas la repubblica.

Kreu i diplomacisë ruse tha gjithashtu se “forcat e armatosura ruse dhe Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut po ia dalin me sukses në detyrat e tyre në operacionin ushtarak special, duke u përpjekur të ndalojnë gjenocidin ndaj rusëve dhe duke eliminuar kërcënimet e drejtpërdrejta të sigurisë sonë”.

Sipas kreut të diplomacisë ruse, Ukraina, Moldavia dhe vendet e tjera  janë të destinuara të jenë “pjesë e lojëra të Perëndimit”. Në të njëjtën kohë, vuri në dukje ai, Shtetet e Bashkuara janë udhëheqësit e vërtetë të këtyre nismave.

Lidhur me projektin e europian të propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, Lavrov tha se nuk do të sjellë “përfitime ekonomike”.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina nuk do të trembet nga deklaratat e zëvendëspresidentit të Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev. Sipas tij, Medvedev ka kërcënuar Ukrainën me “ditën e gjykimit” në rast të një sulmi ndaj Krimesë.

“Sot, një tjetër deklaratë jo dhe aq e matur u lëshua nga Rusia. Sigurisht, askush nuk do të pranojë një kërcënim të tillë”, tha ai.

Të fundit

Europa në luftë me zjarret/ Vihen nën kontroll flakët pranë Athinës, evakuimet vijojnë

Zjarri që kërcënonte periferinë e Athinës u vu nën kontroll paraditen e së shtunës, por evakuimet në zonat e...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës: Sulmi ndaj News24, alarm kombëtar

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) ka reaguar pas sulmit të Policisë së Shtetit ndan News24. “Censura është arma e pushteteve të korruptuara...

Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

Tommy Norris, një personazh i filmit “Landman” i luajtur nga Billy Bob Thornton, është një ekspert i industrisë së naftës, me një jetë personale...

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

Një ngjarje kriminale e mundshme është parandaluar në fshatin Tren, Devoll, pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Pas denoncimit të një 19-vjeçareje se bashkëshorti...

Qëlloi me çifte kuajt, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit, i sekuestrohet edhe arma

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur...

Lajme të tjera

Web TV