Rama: Kërcënimi i PS jemi ne vetë, opozita fuqi destruktive nga hallet e dy njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jemi në një kapitull të ri të historisë së vendit nga dita e djeshme.” Kështu i ka komentuar ngjarjet e fundit nga proceset euro-integruese të vendit kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste pas përmbylljes të garave për përzgjedhjen e tyre në të 61 bashkitë e vendit.

“Ne jemi në një kapitull të ri të historisë së vendit nga dje. Ndër shumë të tjera kemi nevojë të rishpikim vetveten. Duhet të vijojmë me punën. Nuk kemi një opozitë të besueshme, as të qëndrueshme, as të kuptueshme. Kemi një fuqi destruktive të krijuar nga hallet e dy njerëzve.

Por nuk është ajo fuqi asesi një kërcënim për ne. Kërcënimi ynë jemi ne. Janë gabimet dhe fajet tona, në të gjitha nivelet. Kërcënimi ynë është pluhuri që zë një makineri që nuk lëviz me shpejtësi dhe nuk pastrohet përditë. Kjo vlen për qeverinë, për strukturat e larta të partisë, për partinë në territor. Zgjedhjet vendore janë zgjedhje në të cilat partia duhet të lozë edhe një rol më të madh se më parë. Të mobilizohemi e të ndërtojnë një proces që t’i krijojë kushtet që partia të funksionojë si zëdhënëse e qeverisë, ndërmjetëse dhe llogari-kërkuese,” tha ndër të tjera Rama.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV