Vllaznia-Craiova/ Policia e Shkodrës masa të rrepta për ndeshjen e UEFA Conference League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas trazirave në “Air Albania” dhe përplasjes së tifozëve boshnjakë me policinë e Tiranës, blutë e Shkodrës prezantojnë planin e masave për ndeshjen e UEFA Conference League, Vllaznia-Universitatea Craiova që do të luhet në “Loro Boriçi”.

Të enjten në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, në qytetin e Shkodrës, do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit, e vlefshme për UEFA Conference League, ndërmjet skuadrave Vllaznia dhe Universitatea Craiova (Rumani).

Në kuadër të planit të masave të hartuar nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv.

 

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë të gjithë qytetarët, tifozerinë vendase dhe tifozeritë e ardhura nga Rumania, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi”, se DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:

 

1. Pritjen dhe eskortimin e delegacionit të ekipit mik, Personaliteteve të Larta Shtetërore, përfaqësuesve të UEFA-s dhe gjyqtarëve të ndeshjes;

2. Pastrimin e perimetrit rreth stadiumit dhe moslejimin e parkimit të mjeteve duke filluar nga ora 19:00;

3. Kontrolle të rrepta të tifozerive për mjete të palejuara, mjete piroteknike, pije, parulla të papërshtatshme etj;

4. Mbajtjen nën mbikëqyrje të tifozëve problematikë, të atyre që konsumojnë lëndë narkotike ose atyre që mund të tregtojnë ose të disponojnë bileta të falsifikuara;

Lexo edhe :  Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

5. Patrullime dhe mbajtje në mbikëqyrje të akseve rrugore, rrugëkalimeve, shesheve në qytet, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale;

6. Bashkëpunimin me SHPSF-në dhe institucione të tjera që kanë detyrime në këtë aktivitet, me qëllim eliminimin e çdo problematike të konstatuar;

7. Mbyllja e disa akseve rrugore të cilat nuk do të jenë të aksesueshme për qytetarët për lëvizjen me automjete, duke filluar nga ora 17:30. Konkretisht segmentet rrugore që do të mbyllen janë:

a) Rruga “Muhamet Dibra” që lidh stadiumin “Loro Boriçi” me unazën perëndimore;

b)Një pjesë e bulevardit “Bujar Bishanaku”, konkretisht nga kryqëzimi i këtij bulevardi me rrugën “Dr. Abdulla Mehmeti” dhe Rrugën Brojej deri në kryqëzimin e bulevardit me rrugët “Nazmi Kryeziu” dhe “Evija Çelebiu” ose siç njihet ndryshe Kryqëzimi i Fishtave.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e këtyre segmenteve dhe ftojmë qytetarët të përdorin akse alternative për mbërritjen në destinacionet e tyre.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV