Çështja e detit/ Ministri grek: Jemi zgjeruar me 12 milje në Jon, ishte e drejta jonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është rikthyer edhe një herë çështjes së detit me Shqipërinë.

Ai në një intervistë të dhënë së fundmi në mediat greke, Dendias shprehet se është vendosur tashmë shtrirja me 12 milje në Jon dhe këtu s’ka asgjë për t’u diskutuar, përveç disa detajeve teknike që do ti çojnë palët në Hagë.

Sipas tij kjo është një e drejtë legjitime që i takon Greqisë sipas ligjit ndërkombëtar.

Pjesë nga intervista:

Më lejoni të bëj një parantezë këtu. Ju iu referuat çështjes së zgjerimit, të drejtës sonë ligjore për të shtrirë ujërat tona territoriale në 12 milje. Ka informacione, të cilat ju kërkoj ti mohoni ose konfirmoni, se jemi mjaft afër Shqipërisë për të shtrirë ujërat tona territoriale në 12 milje.

Kjo tashmë është bërë. Shqipëria ka 12 milje dhe ne kemi 12 milje. Në Jon kemi 12 milje.

Me Shqipërinë është bërë?

Është bërë. Nuk është bërë “me”, është bërë në mënyrë të njëanshme. Sepse është e drejta jonë. Por kjo është bërë me mirëkuptim të plotë nga të dyja palët.

Po, e kam fjalën për institucionalizimin e kësaj gjëje. A jemi afër?

Ajo që duhet bërë me Shqipërinë është të kemi një fletëpremtim me të cilin do t’i drejtohemi Hagës për mosmarrëveshjet tona. Çështja e kufirit detar me Shqipërinë është një çështje e zgjidhur me vijën e mesme. Dhe ne dhe shqiptarët kemi shkuar në 12 milje. Dhe aty ku nuk ka 24 milje, dhe për një kohë të gjatë në qytetin tim të Korfuzit nuk ka 24 milje, është vija e mesme. Tani, nëse nevojiten diskutime teknike në kontekstin e apelit të Hagës, ato mund të zhvillohen. Por në parim, mosmarrëveshja me Shqipërinë do të zgjidhet në kuptim të plotë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtën e Detit, UNCLOS: 12 milje, të drejta të plota për ishujt, referim në Hagë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Të fundit

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca...

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Al Hilalit të Simone...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV