Çmimet e shtrenjta të biletave/ Florian Marku i kthehet komentuesit: Turp të qahesh për..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej më shumë se 24 orësh kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e boksit të Florian Markut në ‘Air Albania’, por ka nga ata të cilët janë të pakënaqur me çmimet.

29-vjeçari shqiptar e ka thënë se është ëndrra e tij më e madhe për t’i mundësuar shqiptarëve një ndeshje në vendin e lindjes, ndërsa pasi hasi shumë pengesa në organizim, tani përballet me kritikat e ndjekësve të tij. Çmimet për të parë Florian Markun në ‘Air Albania’ më 25 gusht nisin nga 2 mijë lekë të reja deri në 19 mijë lekë.

“Mos të dukem gjë organizatori Boxxer ose SkySports unë? Unë menaxhohem nga dikush. A mendon se unë i vendos çmimet e biletave ose marr lekët e biletave? Kam bërë luftë për të ardhur këtë verë në Tiranë dhe ishte gati te prishej kontrata vetëm e vetëm për të ardhur e për t’u ndeshur në vendin tim! Me gjithë zemër jam munduar sepse nuk kanë dashur ta bëjnë një organizim të tillë në Shqipëri. Jam munduar me shpirt mbas 5 vitesh afërsisht të rikthehem në shtëpi. Biletat fillojnë nga 16 euro, as ndeshjet e futbollit që zhvillohen çdo javë nuk e kanë atë çmim.

Të ishte për mua do doja të ndeshesha para 50.000 Shqiptarëve pa bileta, falas çdo gjë, për një titull botëror, por më gjeni dikë që e organizon diçka të tillë edhe premtoj që do ndeshem për t’i bërë të gjithë Shqiptarët krenarë nëse: Organizatorët, stadiumi, televizionet, këngëtarët, ringu, ndeshjet e tjera, arbitrat, organizata WBC që unë do ndeshem, nuk duan pagesë, unë jam i pari që ndeshem edhe do futem në ring pa asnjë lloj pagese vetëm e vetëm për t’i bërë krenarë të gjithë Shqiptarët kudo që janë neper botë. Por të flasësh mbas një kompjuteri edhe të qahesh për 16 euro për një ndeshje që s’ka ndodhur kurrë në historinë e boksit Shqiptar “ESHTE TURP”- ishte përgjigja e Florian Markut ndaj komentuesit në rrjetet sociale.

Lexo edhe :  iShowSpeed provokon yllin e Bayern: "E njeh Lamine Yamal? E përballon dot?"

Të fundit

Shisnin kokainë të ndarë në doza, arrestohen dy vëllezër në Korçë!

Policia ka vënë në pranga dy vëllezër në Korçë, të cilët janë kapur me lëndë narkotike kokainë, të ndarë...

Platforma prestigjioze rendit Shqipërinë si vendin që duhet vizituar në vitin 2025!

Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e cila ka...

I vetmi i arrestuar për masakrën në Dobraç,lirohet personi që i siguroi makinën autorëve

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë për Gjuljo Vuksani, personi i vetëm i arrestuar deri...

Rama krah Macronit dhe Antonio Costës, liderët bëjnë foton familjare para samitit

Tirana pret sot Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, i cili mbahet në sheshin “Skënderbej”. Ashtu siç e do tradita, liderët evropianë pozuan nga...

Video/ Edi Rama shkrin së qeshuri të gjithë liderët e Samitit me urimin e veçantë!

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shkrirë së qeshuritë gjithë liderët e Samitit të Komitetit Politik Europian me urimin e veçantë. Në ceremoninë mikpritëse të...

Lajme të tjera

Web TV