Mourinho kërkon Wijnaldum. Pritet marrëveshja midis PSG dhe Romës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma këmbëngul për Georginio Wijnaldum, holandezi mund të jetë elementi i duhur për të kompletuar mesfushën. Lojtari kërkon transferimin te Roma dhe java e ardhshme do të jetë vendimtare.

Wijnaldum u ofrua si huazim falas te Tiago Pinto, i cili do të punojë në ditët në vijim për të rregulluar vetëm të drejtën dhe jo detyrimin e shpengimit. Por për të mbyllur marrëveshjen është thelbësore që Paris Saint Germain të paguajë 50% të pagës së lojtarit, i cili aktualisht fiton mbi 8 milionë në sezon. Operacioni i nisur drejtpërdrejt nga presidentët e dy klubeve, mund të lehtësohet nga miqësia mes Luis Campos, drejtorit sportiv të Paris Saint Germain, dhe Josè Mourinhos.

Holandezi është tërhequr prej vitesh nga mundësia për të pasur një eksperiencë në Itali. Mesfushori kishte qenë një hap larg Romës në vitin 2016, kur Sabatini solli agjentët e tij në kryeqytet për t’u marrë me Newcastle. Për Romën ishte një objektiv konkret, për të cilin ishin gati të shpenzonin 20 milionë, por Liverpooli fitoi me një ofertë prej 30 milionë plus bonuse. Lojtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën që një ditë të kalojë në Serie A, dhe mundësia për të punuar me Mourinhon është një nxitje edhe për të. Ai gjithashtu ka ambicie për t’u rikthyer të luajë titullar, pas eksperiencës negative në Paris.

Wijnaldum i ka thënë tashmë Campos se dëshiron të largohet dhe Roma është destinacioni i preferuar.

 

Të fundit

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt...

Shkodra liron trotuaret, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët. Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret...

Alarm në Izrael, Benjamin Netanyahu helmohet nga ushqimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit. Netanyahu do të vazhdojë të kryejë...

Indonezi/ Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi. Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve...

“Dua poezi, por jo pa njerëzi”. Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon....

Lajme të tjera

Web TV