Morën lekë për të lehtësuar një masë dënimi, arrestohen nga SPAK gjyqtarja dhe avokati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjyqtare në qytetin e Elbasanit është arrestuar nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën e korrupsionit. Behet fjale për gjyqtaren Zamira Vyshka. Mësohet se ndaj gjyqtares është caktuar masa ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë, në pranga ka rënë dhe avokati Ilir Pashaj. Ata akuzohen pas dyshimeve për korrupsion.

Gjyqtarja dhe avokati akuzohen se kanë marrë 5 milionë lekë të vjetra.

Ilir Pashaj është ish-gjyqtar i larguar me dorëheqje. Sipas Lalës, lekët janë marrë për të lehtësuar një mase dënimi, ndërkohë që janë edhe 3 qytetarë të dyshuar për këtë rast korrupsioni.

Balkan Web konfirmon se bëhet fjalë për një rast të vitit 2021.

 

 

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.209 të vitit 2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal, “Korrupsionit pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 319/ç të Kodit Penal, si dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë (në qytetin e Elbasanit), ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.

Pas analizimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesa për caktimin e masave të sigurimit. Gjykata me vendimin nr. 64 datë 21.07.2022 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal për 5 (pesë) shtetas.

Lexo edhe :  “Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Më datë 22.07.2022 nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës nr.64 datë 21.07.2022, për caktimin e masave të sigurimit.

Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale për shtetasen Z. V., me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, për shtetasin I. P., me detyrë avokat mbrojtës, si dhe për shtetasit T.R. dhe Xh.M.

Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale edhe për shtetasin A.T.

Të fundit

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndodhet sot në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit...

Meteofobia: Çfarë është dhe si ta trajtojmë?

Ekzistojnë lloje të ndryshme të fobive specifike, të tilla si të kafshëve ose të situatës (klaustrofobia, mjedisore, etj.), duke përfshirë fobitë që lidhen me...

Dhunoi vajzën e mitur duke e goditur me një send të fortë në kokë, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur. Mikel Ahmeti, sipas denoncimit, ka dhunuar vajzën duke e...

Parku Fotovoltaik ‘Blue 1′, Rama inspekton punimet! 77 mijë Mwh të injektuara në rrjet

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier. Ai inspektoi Parkum Fotovoltaik ‘Blue 1, i cili është në funksion të plotë që prej vitit të...

Kthimet e detyruara nga vendet europiane! Shqiptarët me shifra rekord, renditen të dytët

Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend europian në një vend...

Lajme të tjera

Web TV