Klosi për krizën në PD: Të rrinë 2 javë në Dajt, të zgjidhin problemin e të zbresin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi foli për opozitën në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” duke sugjeruar që të mblidhen për 2 javë në malin e Dajtit për të zgjidhur problemin e tyre. Teksa përmendte zgjedhjen e presidentit Bajram Begaj, Klosi tha se PS fiton se punon, ndërsa PD nuk ka zgjidhur ende ngërçin e brendshëm. Ai shpreh bindje se do të fitojnë edhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ne zgjodhëm një personalitet që askush nuk ka çfarë të thotë nga pikëpamja e formimit, e jetës, e karrierës dhe të gjitha të bëjnë të mendosh se çfarë do të thotë “Pse e zgjodhët?”. Ne do e zgjidhnim, ata nuk morën pjesë në proces dhe kur vjen tek gara elektorale thonë si fiton PS. PS fiton se punon. Ata tërhiqen sa këtu e sa atje.

Hallet e tyre t’i zgjidhin vetë ata. Ne i kemi kundërshtarë ata. Ta zgjidhin hallin, të ulen atje 5 burra apo gra. Të rrinë dy javë në majë të Dajtit, të zgjidhin problemin e të zbresin poshtë e të thonë kjo është zgjidhja e PD-së.

Pyetini ata se pse nuk mblidhen të gjejnë gjuhën për të zgjidhur ngërçin e Partisë Demokratike. Ne përgatitemi për garën e radhës, ku do të fitojmë sërish. Jemi kaq pranë zgjedhjeve lokale dhe ata merren për të gjetur arsyet se pse do të fitojë sërish Edi Rama”, tha Klosi.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV