Shpërdorim detyre e korrupsion, pezullohen 4 policë në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Vlorës ka vendosur të pezullojë nga detyra 4 oficerë të policisë rrugore dhe masën “detyrim paraqitje” për një tjetër me akuzën për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Sipas “BalkanWeb”, thuhet se policët Medin Canaj, Armir Xhafaj, Renols Mataj, Taulant Kasa, Endri Kasaj, kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative jo në proporcion me shkeljen e kryer drejtues të ndryshëm automjetesh; kanë falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari si dhe kanë dekonspiruar operacionet e rrugorëve.

DOSJA
Prokuroria e Vlorës ka regjistruar procedimin penal të vitit 2022 për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë hetimeve të kryera deri më tani në funksion të këtij procedimi penal, nga të dhënat e grumbulluara deri më tani, bazuar në transkriptet e bisedave telefonike të përgjuara, duke i vlerësuar dhe ballafaquar ato me vëzhgimet e kryera në terren të subjekteve të këtij procedimi dhe përgjimeve ambientale të kryera nga policia gjyqësore e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Drejtoria Vlorë-Gjirokastër, penal, si dhe administrimit dhe verifikimit të praktikave të kryera prej tyre, rezulton se krijohet dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se punonjësit e policisë rrugore Medin Çanaj, Armir Xhafaj, Renols Mataj, Taulant Kasa, Endri Kasaj, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me anë të veprimeve të kundraligjshme të kryera gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale si punonjës të sektorit të qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kohë dhe vende të ndryshme, kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative jo në proporcion me shkeljen e kryer drejtues të ndryshëm automjetesh; si dhe kanë falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari sa i përket identitetit të kundravajtësve, me qëllim mos penalizimin e tyre dhe heqjen e automjeteve nga sistemi “Alert”, duke i shkaktuar dëm ekonomik si dhe duke cenuar interesa e ligjshme të shtetit, duke konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.

 

 

Lexo edhe :  “Daniel Shima u rrëmbye”, akuzat e Berishës: Ishte në bodrumet e Suel Çelës

Po kështu ka rezultuar e provuar se disa prej punonjësve të mësipërm të policisë kanë kryer veprime të kundraligjshme që kanë konsistuar në njoftimin më parë të personave të ndryshëm që ofrojnë në mënyrë të parregullt dhe pa licencë shërbimin taksi dhe furgon pasagjerësh në qytetin e Vlorës, duke dekonspiruar kështu kryerjen e aksioneve dhe kontrolleve ndaj këtyre subjekteve nga kolegët e tyre.

Sa më sipër, nga aktet e administruara deri më tani, është regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale emri i shtetasve Renols Mataj, Armir Xhafaj, Endri Kasaj, Taulant Kasa, medin Çanaj, si persona që i atribuohet kryerja e veprës penale të parashikuar.

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Vlorës, Gjykata e Rrethit Vlorë më 24 korrik ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin nën hetim Medin Canaj, 31 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim. Canaj është larguar nga policia e Vlorës më 10 maj të këtij viti;

Caktimin e masës së sigurimit ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik” për shtetasit nën hetim Renols Mataj, Endri Kasaj, Taulant Kasa, Armir Xhafaj, me detyrë trup shërbimi në seksionin urban dhe interurban të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me evidentimin e veprimeve dhe praktikave të tjera dhe personave  të tjerë të implikuar në rastet e kundraligjshme të evidentuara deri më tani.

Të fundit

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe...

Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri

A mund të jetë konsumi i pijeve me gaz arsyeja pse po humbni flokët? Njerëzit që pinë më shumë pije me sheqer mund të kenë...

Mot i keq me stuhi në disa rajone/ Paralajmërime për banorët, dëme të mëdha materiale

Ndërkohë që disa vende vijojnë luftën me zjarret, një pjesë tjetër po përballen me stuhi të forta. Një dallgë jashtëzakonisht e fortë goditi këtë të...

Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet e arsimit të lartë. Ky vit...

Armenët hakmeren për genocidin, vrasin në Kanada koloneli turk Atilla Altıkat

27 gusht 1982 Mëngjesin e 27 gushtit 1982, koloneli turk Atilla Altıkat, atasheu ushtarak i Ambasadës së Turqisë në Kanada, u qëllua për vdekje ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV