Gary Neville, ironia për Interin në Twitter: “Llogaria më e mirë për problemet bankare”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-mbrojtësi i Manchester United tregon profilin e klubit zikaltër, ndër më të përshtatshmet, për t’u ndjekur për problemet që lidhen me obligacionet dhe bankat.

Bota e futbollit, sidomos në kohët moderne të komunikimit global, u ofron shumë mundësi ish-futbollistëve për të qëndruar në mjedisin ku ata tashmë kanë qenë të suksesshëm.

Gary Neville dhe 5 milionë ndjekësit në Twitter

Dy raste të dukshme janë ato të Gary Lineker, ish-futbollistit anglez me më shumë ndjekës në kanalet e tij, por edhe të Gary Neville, ky i fundit edhe analist i vlerësuar për ‘Sky Sports’. Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe i kombëtares angleze ka vënë në shënjestër dy top klubet europiane si Barcelona dhe Interi në orët e fundit, të bashkuar nga fakti se po përjetojnë vështirësi në nivel ekonomik, por protagonistë të sjelljeve mjaft të ndryshme në merkato.

Kështu që Neville fillimisht sulmoi fort menaxhimin e Barcelonës dhe në veçanti tërheqjen e vazhdueshme me De Jong për disa pagesa të prapambetura. Ndërsa për sa i përket Interit, ish-mbrojtësi tregoi të gjithë ironinë e tij angleze, duke iu përgjigjur një pyetjeje shumë specifike të një ndjekësi: “Cilat janë llogaritë më të mira për të ndjekur për emetimet e bonove italianët dhe bankat italiane”?
Neville u përgjigj menjëherë duke etiketuar profilin e Interit dhe duke shkaktuar menjëherë një stuhi komentesh argëtuese, por edhe një debat të denjë në fund të postimit.

Të fundit

OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë sërish thirrje Kinës që t’i ndajë të dhënat që ka për...

‘Cila të jetë vallë? Ronela Hajati: Për një këngë nëna nuk më ka folur gjashtë muaj

Ronela Hajati ka qenë e ftuar në “Podcasti Flet” me Ilnisa Agollin, ku ka folur më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale. Artistja  shquhet...

Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel/Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE!

Shqipëria do të blejë një pronë në Bruksel që do të shërbejë si seli e Misionit shqiptar pranë Bashkimit Europian. Vendimi është marr sot në...

Kreu i KQZ zbulon si do votojë diaspora në 11 maj: Ja procedurat që duhen ndjekur

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në ç’fazë janë përgatitjet dhe si do të duhet të votojnë emigrantët shqiptarë...

“Nga izolimi i Berishës te arrestimi i Ilir Metës”/ SPAK protagonist i vitit në Shqipëri

Në Shqipëri, Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ishte dhe gjatë vitit 2024 protagonist i zhvillimeve në vend, me një...

Lajme të tjera

Web TV