Johnson i penduar për largimin: Nëse do të kisha shkop magjik do ta tërhiqja dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dorëheqja si kryeministër i Britanisë së Madhe e ka trishtuar Boris Johnson. Madje ai ka plane të zhvillojë betejë në zgjedhjet e ardhshme në mesin e  konservatorëve. Këtë dëshirë, kryeministri në largim ia ka shprehur miqve të tij të afërt.

Lordi Peter Cruddas, i cili po udhëheq një fushatë për t’u dhënë anëtarëve konservatorë të drejtën e votës për mbajtjen e BoJo në nr.10, tha se kryeministri i tha atij në Checkers se nuk donte të largohej.

“Boris tha se mund ta kuptonte zemërimin për atë që kishte ndodhur. Ai dëshironte të vazhdojë si kryeministër. Ai tha se nuk dëshiron të japë dorëheqjen”, tha Lord Cruddas për The Daily Telegraph.

I pyetur nga miku i tij nëse do ta “tërhiqte” dorëheqjen e tij menjëherë me “një shkop magjik”, Bojo pretendohet se tha: “Unë do të tërhiqja gjithçka që më ndalon të jem kryeministër në një sekondë”.

Ndërkohë një zëdhënëse e Downing Street sqaroi se “kryeministri ka dhënë dorëheqjen si lider i partisë dhe ka vendosur synimin e tij për t’u dorëzuar”.

Por Lordi Crudas instistoi duke shtuar: “Ai dëshiron të vazhdojë për të përfunduar punën. Ai dëshiron të luftojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme si lider i Partisë Konservatore.”

“Ai tha gjithashtu se nëse do të kishte zgjedhje të përgjithshme nesër dhe ai do të ishte lider i Partisë Konservatore, do të fitonte zgjedhjet e përgjithshme dhe unë u pajtova me të”, shtoi Cruddas.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV