Historia prekëse/ Erdhën bashkë në këtë jetë, binjakët humbin jetën në një ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e Alan dhe Jeff Bates ka prekur zemrat e të gjithëve. Dy vëllezërit binjakë nga Anglia ishin të pandarë gjatë gjithë jetës së tyre. As vdekja nuk arriti t’i ndajë, pasi tre orë pas vdekjes së njërit, vdiq edhe tjetri. Ata u varrosën së bashku në të njëjtin arkivol.

Dy vëllezërit vdiqën nga sëmundje të ndryshme muajin e kaluar në moshën 70 vjeçare.

Vajza e Alan e dinte se babai i saj kishte vetëm pak muaj jetë kur u diagnostikua me kancer në fyt dhe shëndeti i tij po përkeqësohej me shpejtësi.

Megjithatë, ajo pranoi se ishte e pamundur të mësonte se xhaxhai i saj kishte vdekur nga mosfunksionimi i organeve të brendshme ndërkohë që ajo udhëtoi për t’i thënë lamtumirë babait të saj.

Vajza 40-vjeçare e Alan tha: “Ishte vërtet surreale. Vëllai im dhe unë duhej të udhëtonim nga Sheffield në Coventry për ta parë atë. Por në gjysmë të rrugës, morëm një telefonatë dhe mësuam se xhaxha Xhefi kishte ndërruar jetë. Arritëm aty ku ishte babai dhe pas 15-20 minutash ai vdiq.”

Vajza e Geoff tha se ishte shkatërruese që dy vëllezërit vdiqën në të njëjtën ditë, por nga ana tjetër ishte ngushëlluese që ata “u larguan” nga kjo botë së bashku.

“Të vinin në këtë botë së bashku dhe të largoheshin nga kjo botë së bashku ishte ngushëlluese në njëfarë mënyre. Dhe tani ata janë bashkë përgjithmonë, krah për krah.”

Alan dhe Geoff ishin “shumë të afërt” pasi u rritën së bashku në Sheffield dhe shpesh shkaktonin telashe kur ishin të vegjël për shkak të pamjes së tyre identike (madje i kishin qepur emrat e tyre në rrobat e shkollës në mënyrë që mësuesit t’i dallonin).

Lexo edhe :  SHBA-të festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë

Vëllezërit i kalonin gjithmonë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri së bashku dhe e shihnin rregullisht njëri-tjetrin përmes video-telefonatave kur ndodheshin në vende të ndryshme.

Të fundit

Britania drejt së djathtës ekstreme? Farage dominon sondazhet

Keir Starmer sapo ka mbushur një vit në qeveri, por mbështetja për të po bie me ritme alarmante. Ndërkohë,...

Dekreti i Duçes që bashkoi me Shqipërinë, Kosovën, Dibrën dhe Strugën

Nga ROLAND QAFOKU Ky është Urdhri mbi bazën e një dekreti special, të lëshuar nga Benito Musolini më 29 qershor 1941 për bashkimin me shtetin...

Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë

Sali Berisha, i ftuar në televizionin e familjes së vet, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët e...

Efekti ‘roje vreshti’ i SPAK-ut

Eduard Zaloshnja Në mënyrë periodike, SPAK-u raporton statistika të çështjeve hetimore që ka filluar ose të çështjeve penale që ka paraqitur në gjykatë, ndërkohë që herë...

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

Në tesktet e fundit shkollore në Serbi janë shtuar ato për luftërat e viteve 1990. Por ajo është "përdorur në mënyrën më të gabuar...

Lajme të tjera

Web TV