Veliaj: Meta dhe Berisha po zgjidhin hallet e para 1990!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë sot se Berisha dhe Meta po merren me sqarimin e “hallet” e vitit 1990. Veliaj tha se “ata janë akoma duke zgjidhur se kush ishte komunist, kush ishte fuks, kush ishte sigurims, kush e ka partinë familjare”.

“Ata janë akoma duke zgjidhur se kush ishte komunist, kush ishte fuks, kush ishte sigurims, kush e ka partinë familjare, i keni parë gjithë ditën sot janë duke folur ata për moral, të flasësh Ilir Meta dhe Sali Berisha për moral është si të flasi një njeri që del nga bordello për virgjërinë, po është fyerje shumë e madhe e inteligjencës. Ata mendojnë se njerëzit janë budallenj. Pas 30 vitesh sot kemi një ligj për spiunët, e pavarësisht se ne kur filluam paragjykonin, ‘s’ka mundësi PS të kalojë ligjin për transparencën e sigurimit’, ja ku jemi sot, dhe u duk kush ishte komunist nga më të këqijtë dhe kush ishte fuks nga më të rëndomtit, dhe sot t’i zgjidhin vetë dhe komunisti Sali dhe fuksi Ilir, por PS është partia e 2022, moderne. Nuk dua t’ju lodh por është vetëm një mënyrë për t’ju treguar se ne jemi duke bërë diskutime për të ardhmen, ata janë duke zgjidhur akoma hallet e viteve ’90. Kush na spiunoi tek greva e urisë, ishte ky Ilir Metë apo do ia hedhim fajin dikujt tjetër, kush ishte doktori që Ramizi e çoi të prishte protestën e studentëve, ishte ky doktor apo një doktor tjetër. Ata e kanë jetën e tyre të opsesuar për të sqaruar muhabetet e vitit ’90, ne e kemi jetën tonë të angazhuar të sqarojmë muhabetet, ëndrrat, misionin e Shqipërisë që vjen”, ka thënë Veliaj në një aktivitet në Kashar.

Lexo edhe :  “Boja fshihet lehtë nga gishti i votuesve”/ PD denoncon problematika me procesin

 

Të fundit

Numërohen 272 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Në Shkodër janë numëruar 272 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej...

Belinda Balluku: Mandati i 12 në Fier ishte surprizë, PD nuk i njeh zgjedhjet

Drejtuesja politike e Qarkut të Fierit, Belinda Balluku, foli ekskluzivisht në A2 CNN për procesin e votimit, të numërimit dhe të rezultateve të deritanishme...

PD e para në Kavajë, kryebashkiaku Qosja: Do bashkëpunojme me qeverinë

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja është shprehur këtë të hënë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë socialiste për të mirën e...

Vota e Greqisë, Celibashi tregon se si do numërohen zarfet e diasporës

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka komentuar në lidhje me vendimin për t’i lënë mënjanë votat e Greqisë. Sipas tij, ende nuk është marrë një...

Idajet Beqiri: PS fitoi sepse këto 12 vite nuk pati “Gërdec” e “21 janar”

Teksa procesi i numërimit vijon, PS deri më tani ka marr 83 mandate dhe e dyta rendiet PD me 51 mandate. Për avokatin Idajet...

Lajme të tjera

Web TV