Ëndërr me Koço Devolen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ese nga Mitro Çela

Pa shumë mundim, tamponi më nxori pozitiv.

Për herë të dytë. Në dy vjet. Me dy vaksina.

Filipi nuk hodhi rromuze: Doli vetë pozitiv.

Nga na erdhi kjo hata?

Filipit i vdiq vjehrri. 95 vjeç.

Filipi u mërzit: pse nuk mbushi 100.

Qa të qajmë. Ra mbi arkivol…Me zor e ngrita unë!

E përqafova edhe mes lotëve…Puna ma donte të qaja…

Dhe pozitivë…

Në orë 22 u shtriva. Po dremisja. Qull në djersë. Në kllapi thirra:

-Antoneta! Më sill një kanotjere!

-Lere Ezmerkën të flejë. Është bërë telef.

Pas menderes tënde gjithë ditën…

Sgurdullova sytë. Para meje Koço Devole!

-Është herë e dytë që lë parajsën për mua!

Pse nuk merr Filipin?

-Nuk e marr Filipin për dy arsye njerëzore dhe një sebep perëndie.

Së pari.

Në parajsë ka femra. Nuk bëhet seks.

E ka ndaluar Shën Pietri…

-Pse?…

-Po u puth zogu me bilbilin -dalin kalamajtë.

Vdekjet nga korona, lufta në Ukrainë, plus çilimijtë, nuk do gjesh vend ku të hedhësh koqen e mollës në parajsë!

Dhe Filipi pa femra dhe verë nuk shkel në parajsë.

Së dyti.

Në parajsë nuk ka kazino. Ku ta vrasi kohën miku yt?

Së treti.

Bëra një bisedë konfidenciale me Shën Pietrin.

-Jo. -Tha. -Filipi bën mëkate.

Nuk shkon tek prifti për t’i larë. Parajsa nuk pranon mëkatarë.

Bile bile, kohët e fundit ka nisur të tregojë barcaleta për Krishtin.

Filipi e ka vendin në Ferr…

-Pse nuk shkon të marrësh zonjën tënde në parajsë.- I thashë unë. –

-Shkova. Më priti me këmbët e para.

-Pse?

-Kishte lexuar librin tënd:” Koço Devole”. Ishte tërbuar. Më tha:

Lexo edhe :  Pse Berisha i kundërvihet “bashkimit” të opozitës rreth dikujt tjetër

-I paske hapur barkun Mitros?

Vidhje vezë e vaj në shtëpi dhe mi shisje mua?! Për të shkuar me rospie?!

-Jo. Nuk ta kam dredhur. Më duheshin para të luaja në kazino me Filipin dhe Mitron!

-Mos po flet me ndonjë buzë çarë nga silikoni?!

Vajin dhe vezët i ke vjedhur në kohën e shokut Enver? Jo që nuk kishte kazino, por po të të kapnin duke luajtur me letra, shkoje në hapsanë?

-Mitroja shkruan. -Vazhdoi gruaja.-

Demek, më paske marrë në krah kur isha nuse, për të më çuar në krevat.

Kur u shëndosha, më shtrije mbi tapet. Më rrukullisje deri në krevat…

Turp nuk ke? Sajon barcaleta për gruan dhe ja tregon Mitros?!

Më kërkon edhe në parajsë?

Më mirë në ferr vetëm, se sa në parajsë me ty!

-Do nuk do, ti duhet të vish me mua. -Më tha Koçoja.-Të do Shën Pietri këshilltar.

Hapi krahët. Më rrëmbeu!…

Ulëriva:

-Ndihmëëëë…

U hap dera. Hyri Ezmerka…

Të fundit

3 mijë lekë në ditë për burg pa faj, gjyqtari sfidon Gjykatën Kushtetuese

A i kompenson shteti shqiptar, sipas Kushtetutës, ata që shpallen të pafajshëm pas vuajtjes së dënimit? Vetë gjyqtarët e...

Real Madrid nxjerr në shitje titullarin: Kushton 90 mln euro

Nëse deri para pak kohësh, as që mendohej që Real Madrid të lejonte largimin e brazilianit Rodrygo, situata duket se ka ndryshuar ndjeshëm së...

Spartak Ngjela: A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

Sot e gjithë vëmendja politike e politikës së madhe botërore është tek pyetja: A mund të lejohet që Irani të jetë një fuqi bërthamore? Mendimi...

Trump: Mund të takohem me përfaqësuesit e Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Irani dëshiron të takohet dhe se ai "mund ta bëjë këtë", ndërsa përgatitet të mbajë një takim...

Standardet, Fitorja dhe Humbja në Zgjedhje, tre dimensione që kërkojnë përgjegjësi

Nga Fejzo Subashi Në çdo proces zgjedhor demokratik, është domosdoshmëri që të bëhet një analizë e thellë e administrimit dhe menaxhimit të tyre. ...

Lajme të tjera

Web TV