“Gëzuar, edhe 100”/ Ambasadorja e SHBA uron në shqip: Gjithmonë bashkë, gjithmonë përpara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka dërguar një videomesazh për qytetarët në sheshin “Skënderbej” në koncertin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve me Shqipërinë.

Kim shprehet se sot pishtari i miqësisë mes dy vendeve shndrin më shumë se kurrë ndërsa thekson se populli shqiptar është po aq krenar sa ai amerikan që e ka trashëguar këtë pishtar dhe i vendosur ta mbajë lart në rrugën e përbashkët përpara.

“100 vite më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria ranë dakord të njihnin njëra tjetrën dhe të vendosnin marrëdhëniet diplomatike. Duke e bërë këtë Amerika dhe Shqipëria ndezën një pishtar të shenjtë që përcjellë brez pas brezi.

Edhe gjatë ditëve më të errëta të diktaturës komuniste kjo flakë u mbajt ndezur nga amerikanët dhe shqiptarët, në fshehtësi por nuk u la kurrë të shuhej. Sot ky pishtar i shenjtë shndrin më shumë se kurrë. Nuk kam aspak dyshim se populli shqiptar është po aq krenar sa populli amerikan që ka trashëguar këtë pishtar dhe po aq i vendosur për të mbajtur lart që të ndriçojë rrugën e përbashkët përpara. Gjithmonë bashkë, gjithmonë përpara. Gëzuar edhe 100”, tha ajo.

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV