“Kounde është katalanas”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e sotme kryefjala e mediave ka të bëjë me transferimin e Kounde tek Barça. Klubi katalanas vazhdon me një merkato të frikshme dhe po shndërrohet në një nga klubet më të vlefshëm në botë.
Qendërmbrojtësi 23-vjeçar francez do të prezantohet tek Barça gjatë ditës së nesërme.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

“Kounde është katalanas” është titulli i “Mundo Deportivo”. Barça e ka arritur marrëveshjen tashmë dhe e vetmja gjë që pret është mbërritja e lojtarit.
Prima Pagina Mundo Deportivo 28/07/2022“Frikë për Pogba” ka shkruar gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Juventusit duken të shqetësuar për demtimet e shpeshta në kohët e fundit të yllit francez. Ata tashmë kanë hedhur sytë dhe nga mesfushori i PSG, Paredes.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 28/07/2022“Makthi i Pogba” është titulli i “Corriere dello Sport”. Para fillimit të sezonit të ri, Pogba ka marrë një dëmtim i cili pritet ta lëjë atë jasht fushave deri në Janar.
Prima Pagina Corriere dello Sport 28/07/2022“Quotidiano Sportivo” ka shkruar “Arritja në Milan, vjen goditja”. Duket se pas shumë tentativash, transferimi për mesfushorin De Ketelaere është arritur.
Prima Pagina QS Sport 28/07/2022“I ndriçuar” është titulli i “AS”. Kanë mjaftuar dy gjuajtje të  Karim Benzemas në rikthimin e tij gjatë pjesës së parë të miqësores kundër Club America  për të treguar se ai nuk është larguar kurrë.
Prima Pagina AS 28/07/2022“L’Esportiu” ka shkruar “I pandalshëm”, për paraqitjen fantastike të Dembele ndaj Juventus në miqësoren e fundit. Sulmuesi francez duket në top formë për sezonin e ri.
Prima Pagina L'Esportiu 28/07/2022“Ëndrra fluturon larg” shkruan e dëshpëruar “L’Equipe”. Ekipi kombëtar francez i femrave është eleminuar nga Euro në gjysëmfinale, me rezultat 1-2 ndaj Gjermanisë.
Prima Pagina L'Equipe 28/07/2022“I nënshkruar” është titulli i “Sport”, duke iu referuar transferimit të Kounde tek Barça.Prima Pagina Sport 28/07/2022

Të fundit

Rama, takim me fermerët në Berat: Mbështesim këdo ka nevojë, të rrisim eksportet

Kryeministri Edi Rama sot po zhvillon një takim me fermerët në Berat. Rama tha se qeveria do të mbështesë...

Zhdukja e Jan Prengës| Dritan Rexhepi mohon akuzat: Isha në Ekuador!

Ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO Dritan Rexhepi lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. 45 vjeçari ka deklaruar para togave...

Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez

Fadi Alwan, babai i palestinezes Rayyan Alwan, të vrarë dy muaj më parë në Tiranë, është arrestuar në Liban. Ai akuzohet për vrasjen e së...

Vetëvendosja nuk ndryshon qëndrim, PDK nuk pranon të votojë Haxhiun si kryetare Kuvendi

Edhe këtë të mërkurë ka nisur seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës. Gazetarja Leonita Bajrami bën me dije se aktualisht me ftesë të kryesuesit...

Berisha: Papa Françesku, mik i shquar i kombit shqiptar

Sali Berisha zhvilloi një vizitë në ambasadën e Vatikanit këtë të mërkurë ku shprehu ngushëllimet dhe nderimin më të madh për Papa Françeskun. Berisha...

Lajme të tjera

Web TV