Rama: Pa ju nuk do ishim anëtarë të NATO-s, hijet e të shkuarës komuniste…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se pa ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-ve, Shqipëria nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Duke folur në ceremoninë e këtij përvjetori, Rama, pa përdorur emra konkretë, preku edhe temat aktuale në vend.

“E shkuara vazhdon të rishfaqet para nesh në forma të ndryshme, që nga rezistenca ndaj ndryshimit, deri te hijet e së shkuarës më të errët komuniste që ne mendojmë se i ka tretur e kaluara, por papritur na dalin përpara. E mira është që në vendin tonë nuk ka një forcë anti amerikane apo anti europiane. Edhe kur ka mllef, apo ndjenjë hakmarrjeje, jo ndaj SHBA-ve por ndaj politikës së SHBA-ve kjo shfaqet në një garë dashurie kush e do më shumë Amerikën”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës

 

 

Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera, pa asnjë përjashtim, në këtë marrëdhënie ka hyrë në mes një histori e pangjashme me asgjë tjetër që ka përcaktuar edhe këtë nivel dhe thellësi të marrëdhënies sonë me SHBA-në. ne sot jemi këtu për 100 vjetorin sepse pikërisht si sot 100 vjet më parë në 28 korrik 1922 në Ministrinë e Jashtme mbërriti dokumenti zyrtar që njoftonte qeverinë shqiptare se SHBA e njohin qeverinë shqiptare dhe se Maxuel Black emërohet ambasadori i parë në Shqipëri. Në fakt nuk është një 100 vjetor që vjen pas një miqësie të lumtur. Është një 100 vjetor që vjen pas një historie që është përcaktuese në këtë marrëdhënie sot, historia e ndarjes me dhunë e Shqipërisë nga Bota dhe shkëputjes me çdo lidhje me SHBA-në, madje edhe vendosjen e SHBA-ve në shënjestrën e përditshme të diktaturës komuniste. Enver Hoxha ka punuar më shumë se të gjithë për këtë ditë që ne sot jemi këtu. Ka punuar gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-ve. Të gjitha ato që regjimi komunist bëri për ti larguar në ekstrem shqiptarët nga SHBA, u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër.

Lexo edhe :  Rinumërimi për Tiranën, si paraqitet shpërndarja e mandateve dhe kandidatëve

Për të ardhur sot në këtë ditë kur Shqipëria është ndryshe nga sa ishte kur u rivunë marrëdhëniet dhe në këtë ndryshim ka një rol të veçantë kjo marrëdhënie dhe kjo miqësi. Nëse do e përfytyronim në një moment të vetëm rrugëtimin e këtyre 30 viteve pa SHBA-në, e marrim vetë me mend se çfarë do ishte Shqipëria sot. Gjithçka tjetër por jo një vend ku po zhvillohet një reformë e thellë në drejtësi, gjithçka tjetër por jo një vend i mbrojtur nga vetë xhagajdurët e tij që kanë qenë historikisht arsyeja kryesore pse shqiptarët nuk kanë mundur të nxjerrin në pah të gjithë potencialin e tyre.

Sot janë të panumërta arsyet pse bazuar në historinë e këtyre viteve kjo është një marrëdhënie e pazëvendësueshme strategjike dhe arsyet pse ne duhet ta durojmë me kënaqësi protagonizmin e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri. SHBA-të në Shqipëri janë në shtëpinë e tyre sepse kështu e kanë vendosur shqiptarët dhe kështu e ka dashur gjithë kjo rrugë ku pa zërin e SHBA-së në atë vit kur Noli Iu lut presidentit Uillson, Shqipëria mbase nuk do ekzistonte. Pa SHBA-në Shqipëria sot nuk do ishte as anëtare e NATO-s, as anëtare e Këshillit të Sigurimit.

E shkuara vazhdon të rishfaqet para nesh në forma të ndryshme, që nga rezistenca ndaj ndryshimit, deri te hijet e së shkuarës më të errët komuniste që ne mendojmë se i ka tretur e kaluara, por papritur na dalin përpara. E mira është që në vendin tonë nuk ka një forcë anti amerikane apo anti europiane. Edhe kur ka mllef, apo ndjenjë hakmarrjeje, jo ndaj SHBA-ve por ndaj politikës së SHBA-ve kjo shfaqet në një garë dashurie kush e do më shumë Amerikën. Ky është aspekti komik, por është edhe shumë domethënës që ska sot një burrë tia thotë SHBA-ve në sy atë që mendon kur i dridhen gjunjët nga reforma në Drejtësi.

Të fundit

Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Nga W.J. Hennigan* Një ditë pasi 14 bomba amerikane me peshë 30 mijë paund secila goditën me forcë Iranin, Ministria...

Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë qëndrimit atje ai është...

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon!

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë,...

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i...

Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Në një prononcim të shkurtër për mediat, në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama theksoi se vendet e Ballkanit janë...

Lajme të tjera

Web TV