Real Madrid kërkon një sulmues, në listë është edhe Armando Broja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja i ka “çmendur” të gjithë. Paraqitjet e sulmuesit të kombëtares shqiptare me Southampton në sezonin që kaloi, ranë në sytë e të gjithë skuadrave të mëdha, të cilat tashmë kërkojnë shërbimet e sulmuesit.

Përveç skuadrave të Premier League dhe Serie A, tashmë edhe La Liga e ka kthyer transferimin e Brojës në një nga objektivat e skuadrës. Më saktësisht i pabesueshëm është lajmi që vjen nga Spanja. Prestigjiozja “AS”, ka hapur faqen e parë me objektivat e Realit të Madridit në merkato dhe mes tyre është dhe Armando Broja.

Kjo tregon se 20-vjeçari shqiptarë është në “radarët” e gjigandëve spanjollë, i cili qëndron përkrah objektivave të tjerë të “Los Blancos”.

Gjithçka mund të ndodhë gjatë kësaj merkatoje, edhe pse Chelsea është i vendosur të bëhet “mur” për sulmuesin e kombëtares pasi Thomas Tuchel e shikon pjesë të formacionit të tij për sezonin e ri, por nga ana tjetër nëse në zyrat e bluve të Londrës mbërrin një ofertë e parezistueshme për Brojën, vështirë që skuadra angleze mund të rezistojë.

Të fundit

Woody Allen thotë se Donald Trump ishte ‘një aktor shumë i mirë’

Allen, i cili e drejtoi Trump-in në filmin "Celebrity" të vitit 1998, shton se nuk pajtohet me politikën e...

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës që do na e shesin...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

Lajme të tjera

Web TV