Joe Biden rezulton sërish pozitiv me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Joe Biden ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën,raporton CNN. Mjeku i tij deklaroi se ai nuk ka asnjë simptomë, por se do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë.

Mjeku ka thënë po ashtu se nuk ka asnjë arsye për të rifilluar trajtimin në këtë moment. “Por ne padyshim do të vazhdojmë vëzhgimin nga afër”, sqaroi ai.

Një reagim për shëndetin e tij ka bërë edhe vetë presidenti amerikan.

“Sot dola sërish pozitiv për COVID. Kjo ndodh me një pakicë të vogël njerëzish. Nuk kam simptoma, por do të izolohem për sigurinë e të gjithëve rreth meje. Unë jam ende në punë dhe së shpejti do të kthehem në aktivitet”, shkruan Biden.

 

Presidenti Biden u infektua me koronavirus disa ditë më parë dhe iu nënshtrua trajtimit. Tre ditë më parë Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti rezultoi negativ.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV