Kapet marinari rus në Durrës për pedofili, pjesë e ekuipazhit të anijes me 49 kg kokainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Një shetas i Federatës Ruse është arrestuar nga prokuroria e Durrësit, pasi ka rezultuar se në telefonin e tij janë gjendur materiale pornografikeme fëmijë të mitur.

Personi  i arrestuar quhet Grigory Gorbunov, dhe është pjesë e ekuipazhit të anijes së ngarkuar me qymyr, brenda së cilës u sekuestruan 49 kg kokainë. Anija dy ditë me parë dhe ekuipazhi i saj u lirua për të dalë nga kalata e portit të Durrësit, me qëllim udhëtimin drejt destinacionit.

Por njëri nga marinahrët, Rusi Grigory Gorbunov është arrestuar dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”. Arrestimi i Rusit nuk është bërë për akuzën e Trafikut të lëndëve narkotike, por për Pedofili, vepër penale kjo që parashikohet në nënin 117 të Kodit Penal.

Në telefonin e marinarit Rus, prokuroria ka gjetur video dhe foto me përmbajtje pornografike të fëmijëve të ndryshëm. Nisur nga kjo situatë ai është arrestuar. Ndërsa për arrestimin e tij mësohet të jetë dhe ambasada e Federatës Ruse në Tiranë.

Shtetasi Rus nuk e ka pranuar akuzën, duke treguar se telefonin e kishte blerë në një port ku kishin qëndruar me anije dhe nuk dinte se çfarë përmbajtje kishte në memorien e tij.

Rasti u zbulua nga prokuroria e Posaçme SPAK, e cila ka kçyrur aparatet e telefonit të marinarëve me qëllim verifikimin e tyre për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Durrës.

Por kur ka konstatuar se në telefonin e Grigory Gorbunov me profesion inxhinier, kishte përmbajtje pornografike, është vendosur që materiali t’i përcillet prokurorisë së Durrësit, e cila më pas ka proceduar me arrestimin e shtetasit Rus.

 

Të fundit

Kokainë, çanta dhe tufa me para! Miliona € të sekuestruara dhe 52 urdhër arreste (VIDEO)

Anti-Mafia italiane ka publikuar pamje nga operacioni “Ura”, ku shihen qartë detaje nga aksioni që preku Shqipërinë dhe Italinë...

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama!/ Pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po kjo është hera katërt që ai...

Si rrallëherë, Sara Hoxha flet për familjen, “BBVA” dhe punën krah Ledionit

Sara Hoxha ka folur për shumëçka, duke nisur që nga familja e saj, karriera dhe dashuria me Ledion Liçon. Sara rrëfeu ndër të tjera...

Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë për mediat kreu i këtij...

Mega-operacioni “Ura”/ Urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-polic

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e koduar “URA” e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike...

Lajme të tjera

Web TV