“Transferimi i Messit”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që ditët kalojmë dhe jemi afër gushtit, merkato verore vazhdon të zbehet dita ditës. Skuadrat kanë filluar të stërviten intesivisht pasi nisja e sezonit të ri është afër dhe na ndajnë më pak se dy javë.

Më poshtë ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme:

“Sport” ka shkruar për një ëndërr të katalanasve “Transferimi i Messit”. Laporta tashmë është duke punuar për rikthimin e yllit argjentinas për sezonin e ardhshëm.
Prima Pagina Sport 30/07/2022“Ja ku janë sërish”, me këtë titull hapet gazeta torineze “Tuttosport”. Protagonistët e ‘kopertinës’ së sotme janë Pjanic dhe Vlahovic. Serbi po përgatitet të rikthehet në fushë në testin miqësor ndaj Realit, ndërsa boshnjaku është kthyer në plan të parë për median dhe kërcënues Leandro Paredes.
Prima Pagina Tuttosport 30/07/2022“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar “Të paprekshmit”, për dyshen sulmuese të Interit, Lautaro dhe Lukaku. Në dy sezonet së bashku ata kanë luajtur gjithmonë dhe konsiderohen të pazëvëndësueshëm.
Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 30/07/2022“Raspadori, po për Napolin”, është titulli i “Corriere dello Sport”. Lojtari ka vendosur: ai dëshiron Champions League dhe klubi blu është gati t’i garantojë atij një pagë prej 2.5 milionë në sezon dhe 5 vite kontratë.
Prima Pagina Corriere dello Sport 30/07/2022Gazeta madrilene “AS” e kthen fokusin sigurisht tek Real Madrid me titullin “Shpejtësi”. Madridi luan miqësoren e fundit para-sezonale kundër Juventusit. Ancelotti do të provojë njëmbëdhjetëshen që do të luajnë Superkupën kundër Eintracht më 10 gusht.
Prima Pagina AS 30/07/2022“Barça e ëndrrave” është titulli i katalanases “Mundo Deportivo”. Xavi tashmë ka atë që kërkoi: dy titullarë për pozicion në një Barçë që edhe një herë të emocionon.
Prima Pagina Mundo Deportivo 30/07/2022“Do ta sjellim kupën në shtëpi” është titulli i britanikes “Mirror Sport”. Kombëtarja Angleze e femrave do të përballet këtë të dielë ndaj Gjermanisë për finalen e ‘Euro 2022’. Anglezet janë favorite dhe optimiste se do e fitojnë trofeun e lavdishëm.
Prima Pagina Mirror Sport 30/07/2022

Të fundit

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Dalin para gjykatës 14 doganierët e arrestuar në Qafë Botë! I kërkuan 150€ shqiptarit

Para hetuesit në Igumenicë u paraqitën që në mëngjesin e së dielës 14 doganierët e arrestuar në pikën kufitare të Mavromatis për marrje ryshfeti....

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është fugon pasagjerësh. Mësohet se nga ky...

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e...

Lajme të tjera

Web TV