Sanchez konfirmon qëndrimin e tij: Pavarësia e Kosovës, shkelje të drejtave ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën për shtyp ditën e sotme në Tiranë, kryeministri Pedro Sanchez, përsëriti qëndrimin që Spanja e konsideron pavarësinë e njëanshme e Kosovës si shkelje të drejtave ndërkombëtare.

Kryeministri Rama ka ndërhyrë duke u munduar të e minimizojë mospërputhjet, por ka theksuar se Spanja ka “arsyet e veta” (duke lënë të kuptohet se ato i përgjigjen çështjeve të brendshme politike) për mosnjohjen e Kosovës.

Problemi është se, në skenarin e riorganizimit ndërkombëtar që po merr formë pas pushtimit të Ukrainës, nuk ka vend për hapësira boshe, shkruan “El Pais”. Nëse Bashkimi Europian lë një hapësirë në Ballkan, Rusia do ta mbushë atë. Moska nuk e ka neglizhuar kurrë miqësinë e saj tradicionale me Beogradin dhe Putini ka nënshkruar një marrëveshje të favorshme për furnizimin me gaz me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa ‘thumboi’ klientët e tij të NATO-s.

Serbia, në këmbim, refuzon të mbështesë sanksionet kundër Moskës, pavarësisht se ka dënuar pushtimin e Ukrainës në OKB. Shërbimet e inteligjencës aleate besojnë se Milorad Dodiç, udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, po shërben si peng i Moskës në destabilizimin e strukturave të brishta shtetërore që dolën nga marrëveshja e paqes e Dejtonit të vitit 1995.

Loja që luhet në këtë cep të Evropës Juglindore nuk është vetëm ekonomike, por edhe strategjike. Ndaj Sanchez, si presidenti i ardhshëm me rotacion i BE-së, është e përkushtuar që sa më shpejt të jetë e mundur të ankorojë Ballkanin në projektin e komunitetit dhe të mbyllë rrugën drejt depërtimit rus. Kjo është ideja e përgjithshme, por pastaj secili vend luan me interesat e tij dhe ka vijat e veta të kuqe: Greqia dhe Bullgaria e kanë detyruar Maqedoninë të ndryshojë emrin dhe Kushtetutën e saj, ndërsa Spanja refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës deri në një marrëveshje të pamundur me Serbinë.

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV