Kemi hyrë zyrtarisht në ditën e parë të muajit të fundit të merkatos verore. Sezoni i ri po afron dhe skuadrat po përpiqen të mbyllin transferimet që kanë si objektiva, për të kompletuar njëmbëdhjetëshen.
Më poshtë ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
Titulli kryesor i “ La Gazzetta dello Sport” hapet sot me titullin “Tani është koha e Milanit” kushtuar fitores së kuqezinjve ndaj francezëve të Marseille.
“Roma janë përpara dhe blejnë sërish”, është titulli i gazetës italiane “Corriere dello Sport”. Wijnaldum dhe Belotti po vijnë, dhe Mourinho tashmë ka një skuadër cilësore.
“Tuttosport” ka shkruar “Allegri lëshon alarmin : Juve kujdes në merkato. Merkato po mbyllet dhe Juventusi nuk ka gjetur ende një zëvendësues të Vlahovic dhe një mesfushor.
“Presion maksimal ndaj de Jong”, është titulli i “Sport”, sërisht pas interesimit si nga Chelsea ashtu edhe nga Manchester United.
Katalanasja “Mundo Deportivo” si gjithmonë fokusohet tek klubi i Barçës dhe shkruan “E futur në prize”. Pas fitores ndaj NY Red Bulls, Barça kthehet nga Shtetet e Bashkuara me mentalitet kampioni.
“Trekëndëshi i Bermudës” është titulli i prestigjozes “Marca”. Ancelotti i beson plotësisht boshtit të tij në mesfushë, Casemiro-Modric-Kroos.
Gazeta madrilene “AS” shkruan për Realin e Madridit duke patur si titull kryesor “Janë gati”. Njëmbëdhjetëshja e madrilenëve që do të luajnë në Superkupën e Europës, shkëlqejnë ndaj Juves në një miqësore finale.
“Nisje e suksesshme” është titulli i prestigjozes “L’Equipe”. PSG fiton me rezultat 4-0 ndaj Nantes në Superkupën e Francës dhe tashmë parizienët janë optimist për një sezon fantastik.