Hapet gara për aksin Milot-Fier, Rama: Do transformojë ekonominë dhe turizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e aksin Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu, për të cilin është hapur gara ndërkombëtare. Në konferencë, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i cili e konsideroi të një rëndësie të madhe këtë aks.

Rama u shpreh se ky Korridor do t’i shërbejë transformimit ekonomik dhe social të vendit. Kryeministri theksoi se ky projekt do të ketë certifikatë sigurie nga Bashkimi Evropian.

Rama: Korridori Blu do t’i shërbejë të gjitha zonave që janë rreth këtij korridori, do t’i shërbejë bujqësisë dhe turizmit, do t’i shërbejë një transformimi ekonomik dhe social dhe do t’i shërbejë lëvizjes në Unazën më të Madhe që është Unaza e Mesdheut. Do ta bëjë Shqipërinë më të aksesueshme nga turistët përmes tokës dhe do t’i japë fund kësaj periudhe dhjetëra vjeçare vështirësish në këtë aks, sidomos nga kthesa e Kamzës apo Kashari, lart në Milot, Lezhe dhe drejt Shkodrës ku problemet e sigurisë janë evidente. Do të jetë një aks me certifikatë të BE-së në sensin që nuk do ketë nga ato trampolinat, pishinat, depot, magazinat që pozojnë në dy anët e rrugës duke krijuar një rrezik. Do të jetë një aks shpejtësie dhe do të jetë një vlerë e shtuar e lëvizjes nga Rruga e Kombit drejt Durrësit. Nuk është i gjithë segmenti, është një pjesë e tij. Segmenti vazhdon më tej në pjesën jug-lindore të vendit, por është pjesa më strategjike dhe kritike e korridorit blu. Gara do të jetë e suksesshme nga mënyra si është realizuar.  Me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e rrjetit kryesor të Shqipërisë. Korridori 8 do ketë çdo standard. Faza tjetër është faza e hekurudhave. Aeroportet janë të gjitha në proces. Aeroporti i Mynihut, që është edhe operatori i parashikuar për Vlorën ka lançuar një tender të vetin atje për sa i përket mjeteve të logjistikës së operimit, që gjë garanton kredibilitetin dhe standardin e aeroportit. Konfirmon gjithashtu edhe suksesin e atij projekti.

Korridori Blu, i njohur edhe si korridori Adriatiko-Jonian, pjesë e Korridorit TEN-T Mesdhetar të rrjetit të BE, që lidh Evropën Qendrore dhe Italinë e Veriut me Ballkanin në Evropën Juglindore, me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë, përshkon në një pjesë të rëndësishme edhe territorin e vendit tonë

Të fundit

22 shkurt 1946/ George F.Kennan paralajmëron nga Moska fillimin e Luftës së Ftohtë

George F.Kennan, ndodhej në ambasadën e SHBA-së në Moskë, në postin e këshilltarit që nga viti 1944. Edhe pse...

SHBA kurrë nuk ka pasur supremaci morale. Me Trump, as që pretendon më

Presidenti e ka zëvendësuar mitin e 'djemve të mirë' me forcën brutale dhe lakminë e pafalshme - mund të jetë një gabim i madh Owen...

19 Shkurt 2016/ Umberto Eko, ky mendimtar i pashoq

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të qetë të qytetit të zhurmshëm, mes rafteve të pluhurosura të një biblioteke me libra ngjeshur, ai shkruante herë...

Donald Trump dhe skenarët për arritjen e paqes në Ukrainë

Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për një zgjidhje paqësore të luftës në shkallë të plotë tashmë trevjeçare të Rusisë në Ukrainë. Zëri i Amerikës shqyrtoi...

Në Europën Lindore rritet frika prej qëndrimeve të Trumpit

Keno Verseck Vendet juglindore dhe qendrore të Europës janë shokuar nga deklararat e Trumpit për Ukrainën. Këto vende druajnë, se gjithashtu do të mbeten të...

Lajme të tjera

Web TV