Zbulohet emri i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ja kush e zëvendëson Bajram Begajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjeneral Brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

News 24 mëson se emri i gjeneral Kingjit është bërë me propozim të Kryeministrit Edi Rama, sicc e kërkon ligji ndërsa Presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë Gjeneralin në detyrën më të lartë në Forcat e Armatosura Shqiptare , detyrw tw cilwn deri në qershor e mbante vetë.

Gjeneral Brigade Arben Kingji deri më sot mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Yllin e gjeneralit, Kingji e ka marrë dy vite më parë ndërsa mbante detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Më parë ai ka ushtruar edhe detyra të tjera si atashe ushtarak në Rumani. Gjeneral Brigade Kingji ka mbajtur edhe detyrën e komandantit të Kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

 

Një ndër emrat e përfolur se do të pasonte shefin e saj Bajram Begaj në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ishte dhe Gjeneral Majore Manushaqe Shehu. Aktualisht gjeneral majorja mban detyren e zëvendësshefes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

 

Gjeneralja me dy yje sot mban gradën më të lartë në Forcat e Armatosura Shqiptare.  Ajo shkruajti historinë e ushtrisë shqiptarë duke u graduar si gjeneralja e parë shqiptare deri më sot.

News 24 mëson nga burime të besuara se në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes nesër do të organizohet ceremonia e marrjes së detyrës nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Arben Kingji.

Në fakt në hierarkinë e Forcave të Armatosura nuk është më çudi që një gjeneral me një yll si Kingji të jetë epror i gjeneralmajores me dy yje Manushaqe Shehu.

Lexo edhe :  Shalqinjtë kalben në fushat e Myzeqesë, s’ka treg për shitje

Edhe më parë në këtë post ka pasur precedentë të tillë, madhe edhe disa kolonelë kanë pasur në varësi gjeneralë brigade sipas postit që kanë mbajtur.

Të fundit

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin...

Lajme të tjera

Web TV