“Mjeti për pak i merr jetën burrit në det”/ Reagon policia: Ja si qëndron e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm dy ditë pas tragjedisë në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, është bërë publike një video që tregon një të ri në plazhin e Shëngjinit teksa bën manovra të rrezikshme me një “jet ski” në ujë.

Në lidhje me këtë video ka reaguar sot dhe policia, e cila deklaron se videoja është e vjetër dhe jo e këtij sezoni veror.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se ajo është video e disa viteve më parë dhe se u dërgohet mediave me tendencë për t’u publikuar.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një person, me një mjet lundrues “Jet ski”, në det, në Shëngjin, duke kryer manovra që rrezikojnë jetën e një qytetari që po notonte, ju informojmë se:

Pamjet që shfaqen në video nuk janë aktuale të këtij sezoni veror, por të disa viteve më parë. Aktualisht, në vendin që shfaqet në video, ndodhet një objekt i ndërtuar para disa viteve.

Nisur nga publikimet e fundit në portale, të cilat nuk janë pamje aktuale, por që u dërgohen me tendencë portaleve për publikim, me qëllim nxitjen e reagimit qytetar, Policia e Shtetit apelon për çdo portal dhe media vizive e të shkruar, që të mos publikojnë video ose lajme të pakonfirmuara, por të marrin informacion të saktë pranë strukturave përgjegjëse në Policinë e Shtetit.

Të fundit

5 fotografime votash në zgjedhje, në pranga 30-vjeçari në Këlcyrë

Një tjetër qytetar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në flagrancë duke fotografuar votën. Pas tre rasteve në...

“Kam 9 fëmijë”, e moshuara në Fier kërkon lëmoshë pranë qendrave të votimit

Në qendrat e votimit nuk ka vetëm votues. Kjo është ana tjetër e zgjedhjeve. Nga Fieri, gazetarja Kristi Gongo raporton rastin e kërkimit të lëmoshëve...

Kaq ishte, Fero ndahet edhe nga gruaja e dytë?

Fero, duket se po kalon një tjetër kapitull të trazuar në jetën e tij personale. Vetëm pak kohë pasi konfirmoi martesën me Nita Bajramin,...

PS kërkoi shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, kur mblidhet Komisioni Rregullator

Komisioni Rregullator pritet të zhvillojë një mblidhje për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shtyrjen e orës së votimit në qytetin e Vlorës....

11 maji, mediat e huaja shkruajnë për zgjedhjet në Shqipëri: Kush ia del?

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja. “Shqipëria voton ndërsa kryeministri Rama kërkon mandatin e katërt, duke premtuar...

Lajme të tjera

Web TV