Topi në portën e politikës, KQZ: Ja si do të votojnë emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë nismën për t’ju dhënë të drejtën emigrantëve të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të jenë në vitin 2025. Nëpërmjet një projektvendimi, KQZ ka publikuar rregullat se si do të votojnë emigrantët. Ende nuk dihet mendimi i politikës dhe se a do të arrihet nga ana teknologjike që në vitin 2025 emigrantët që jetojnë jashtë të kenë të drejtën për të votuar.

Partitë politike në çdo zgjedhje kanë tentuar dhe kanë hedhur idenë për të futur në “kutinë” e tyre edhe votën e emigrantëve, të cilët janë thuajse “elektorat” po aq sa votojnë këtu në vend. Në çdo përpjekje kanë dështuar edhe pse të dyja palët kanë shprehur dëshirën për të arritur këtë objektiv. Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë një draft projekt që do jua dërgojë partive politike si dhe diasporës në lidhje me rregullat që do të përdoren. Në projekt thuhet se perosnat që do të shprehin vullnetin për të votuar do të regjistrohen direkt në KQZ dhe jo në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile. Mazhoranca dhe opozita, pavarësisht disa kundërshtive, janë ulur së bashku për të korrigjuar gabimin e bërë në zgjedhjet e 25 prillit, ku sërish diasporës iu mohua e drejta e votës. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare komuniteti shqiptar që jeton jashtë do të ketë mundësi të shpreh vullnetin e saj për personin që do të qeveris vendin e tij. Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar draftin se si duhet të regjistrohen personat që janë jashtë për të pasur mundësi që të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhje.

Drafti   

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi hartimin e akteve për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Drafti parashikon rregullat teknike për mundësimin e votës që nga periudha e regjistrimit e deri tek identifikimi i votuesve. KQZ lë të hapur mundësinë për identifikimin biometrik edhe të votuesve në diasporë: “Komisioneri, nëpërmjet administratës së KQZ, vërteton vullnetin e votuesit nga jashtë për t’u regjistruar, nëpërmjet identifikimit biometrik të tij, ose nëpërmjet një mënyre tjetër me mjete elektronike, e cila sigurohet plotësisht mbi vërtetësinë e identitetit të votuesit që ka bërë kërkesën për regjistrimin”. Si pjesë e identifikimit përmes teknologjisë alternative është edhe ajo “Face ID”, e përdorur gjerësisht në telefonat celularë. Krahas kësaj, në draft parashikohet se deklarimi i adresës së banimit jashtë vendit vijon të mbetet kusht për të përfituar këtë të drejtë: “KQZ ka të drejtën e verifikimit të përputhshmërisë së të dhënave të formularit përkatës elektronik të plotësuar nga votuesi nga jashtë me të dhënat e tij në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Nëse votuesi nga jashtë nuk ka deklaruar vendbanimin e tij ose të dhënat e formularit përkatës elektronik nuk përputhen me ato të RKGjC, atëherë kërkesa për regjistrim refuzohet. Votuesi të cilit i është refuzuar kërkesa për regjistrim, ka të drejtën të riaplikojë duke respektuar afatet e përcaktuara në këtë vendim”. Periudha e regjistrimit të emigrantëve për të votuar jashtë vendit është 15 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, deri dy muaj përpara ditës së votimit. Ky është hapi i parë që ndërmerr insitucioni për mundësimin e votës së diasporës. Pas kësaj, duhet të përcaktojë edhe mënyrën se si do të votohet.  Kërkesa për votim duhet të bëhet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, jo më vonë se 60 ditë nga data që Presidenti dekreton mbajtjen e zgjedhjeve. Më pas, KQZ përfshin në një listë të posaçme emrat dhe të dhënat e tjera identifikuese të votuesve nga jashtëm të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar për të votuar atje ku ata kanë vendbanimin. Me përjashtim të zhvillimit për herë të parë të votimit nga jashtë vendit, në zgjedhjet pasardhëse për Kuvendin e në vijim, KQZ do duhet që në ndërveprim me DPGjC të përditësojë adresat jashtë vendit të deklaruara nga votuesit nga jashtë të cilët figurojnë ndërkohë të regjistruar në IVJ. Në çdo rast, në zbatim të parashikimeve të Kodit Zgjedhor këta zgjedhës do duhet të shprehin vullnetin për të ushtruar të drejtën e votimit, sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim, pa pasur nevojë për të dhënë sërish të dhëna apo dokumente të cilat i ka vënë në dispozicion më parë dhe nuk kanë ndryshime. Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve miraton me Urdhër procedurat e ruajtjes dhe përditësimit të informacionit që mban IVJ.

Lexo edhe :  Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama ndan fotot: Ditë afrimi me Evropën

Përplasja e parë institucionale, Presidenca nuk merr pjesë në KED

 

Mbledhja e Këshillit të Emërime në Drejtësi duket se ka sjellë përplasjen e parë institucionale, mes këtij institucioni dhe Presidentit të ri të Republikës Bajram Begaj. Në mbledhjen e djeshme, përfaqësues të institucionit të Presidencës nuk kanë marrë pjesë në mbledhje, ndërsa referuar burimeve nga mbledhja gazetarja e Top Channel se institucioni nuk ishte njoftuar. Interesit të gazetares Hoxha se përse u shmang përfaqësuesi i Presidencës në këtë mbledhje, KED iu përgjigj se gjithchka ishte një keqkuptim mes stafit të KED dhe stafit të ri të Presidencës.Sakaq, nga KED u tha jo zyrtarisht për gazetaren Hoxha se palët u dakordësuan të shtyhet mbledhja sa i takon kandidaturës së Presidentit. KED zhvilloi dje mbledhjen ku në rend të ditës kishte: “Diskutim i relacionit të përgatitur nga relatori për kandidatët znj. Arta Marku dhe zj. Elida Take, në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Presidenti i Republikës (relatore E. Toska); Diskutim i relacionit të përgatitur nga relatori për kandidaten znj. Arta Vorpsi, në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Kuvendi i Republikës (relatore K. Veizi); Vendimmarrje për fillimin e procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve z. Ilir Toska, znj. Manjola Xhaxho dhe znj. Holta Zaçaj, të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Gjykata e Lartë (relatore A. Leka)”.

 

Të fundit

Parashqevi Simaku mund të kthehet si aktore, historia e saj mund të bëhet film

Maestro Zhani Ciko në emisionin ‘Kjo Javë”, u shpreh se Parashqevi Simaku mund të rikthehet si këngëtare, por edhe...

Elon Musk shprehu mbështetje për ekstremin e djathtë AfD, Gjermania “ndizet” nga debati

Elon Musk, aleati miliarder i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, shprehu vlerësimin për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë. Komentet e tij...

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Ja 3 partitë që PD nuk bën koalicion ose aleancë…

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 tha se Partia Demokratike është e hapur...

Reshje masive dëbore në disa zona të qarkut Shkodër, probleme në qarkullim

Reshjet e bores vazhdojnë në zonat malore të qarkut Shkodër. Kryesisht, ato kanë vazhduar me intensitet të ulët edhe këtë të shtunë në zonën...

Balla me bashkëatdhetarë në Firenze/ Partia Socialiste, e vetmja alternativë qeverisëse!

Balla takim me bashkëatdhetarë në Firenze: Partia Socialiste është e vetmja alternativë qeverisëse! Diaspora ka gjykim objektiv. Përmbyllim anëtarësimin në BE në mandatin e...

Lajme të tjera

Web TV