Vdekja e 7-vjeçares/ PD akuza qeverisë, Rama shpërthen ndaj opozitës dhe medias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e të martës në Himarë ka shokuar jo vetëm opinionin publik por edhe politikën. Të djathtët kanë kërkuar shkarkimin e katër ministrave përgjegjës dhe gjithashtu sot pritet të mbahet një protestë para Ministrisë së Brendshme. Nga ana tjetër Rama ju është kthyer se median dhe PD po bëjnë thjesht vampirin për të përfituar nga fatkeqësia.

Partia Demokratike ka reaguar praditen e djeshme për ngjarjen e ndodhur në Potam të Himarës, ku mbeti e vdekur një vajzë 7-vjeçare nga goditja e një mjeti lundrues, ku drjetues ishte ish-shefi i Komisariatit të Himarës Arjan Tase. Demokratët kanë kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Bled Çuçi, ministres së Turizimit Mirela Kumbaro, atë të Mbrojtjes Niko Peleshi si dhe të Infrastrukturës Belinda Balluku. Në një deklaratë për median, Albana Vokshi i ka kërkuar Ramës që të shkarkojë përgjegjësit dhe të mos fajësojë Partinë Demokratike. Vokshi deklaroi se “Rama, pavarësisht se vogëlushen e vrau me skaf Komisari i Shtetit, në një vend në të cilin kurrë nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte, në vend të kërkojë një mijë herë ndjesë, të shkarkojë menjëherë ministrat e tij të papërgjegjshëm, vërsulet arrogant, frikacake gojështhurur, duke akuzuar kundërshtarët politikë dhe mediat me epitete të denja vetëm për të”. Ajo tah se është një zinxhir i tërë institucionesh shtetërore që kanë përgjegjësi direkte. “Institucione, të cilët kanë eprorë e vartës, janë pjesë e vrasjes së kryer dje në bregdetin shqiptar, e që vjen pas dy rasteve të tjera të ditëve të fundit. Ne nuk do të shpërndajmë përgjegjësitë, dhe as të luajmë ‘politikën e vdekjes’, por duam e do të ngremë zërin. Ne do të sigurohemi, që ngjarje të tilla të mos përsëriten! Është pandëshkueshmëria. Është heshtja dhe mosreagimi prej ngjarjeve të mëparshme. Është propaganda qeveritare e jo zbatimi i ligjit që çon në përsëritjen tragjike të tyre. Është moszbatimi i akteve nënligjore që vetë qeveria e Edi Ramës ka miratuar. Për këtë duam të rikujtojmë një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2014, “për Sigurinë në Plazhe””, tha Vokshi. Ajo ka bërë përgjegjëse Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Turizmit atë të Infrastrikturës si dhe Bashkinë Himarë dhe administratën tatimore. Vokshi bën thirrje për t’iu bashkuar protestës së sotme të thirrur nga shoqëria civile për vdekjen e vogëlushes Jonada Avdiu.

Reagimi i Ramës

Një ditë pas tragjedisë në Himarë, ku një polic përplasi për vdekje me gomone një vajzë 5-vjeçare në plazh, kryeministri Edi Rama reagoi sërish në Tëitter, duke e cilësuar sezonin turistik në vendin tonë si “sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër”, e deri dje, sipas tij, edhe më i sigurti. “Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lënë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar! Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë, falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar! Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurtë, me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër”, shkruan Rama në rrjetin social.

Lexo edhe :  Gati “Çelësi shqiptar”, 17 ton vepra më e madhe e artit në Shqipëri e sjellë nga Milot

 Alibeaj: Në Shqipëri as jeta nuk ka vlerë, duhet të durojmë arrogancën e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mesditën e të martës në plazhin e Potamit ku vajza 7 vjeçare e familjes Avdia u përplas për vdekje nga gomonia, e drejtuar prej komisarit Arjan Tase. “Tragjedia e familjes që humbi  vajzën e mitur është ende një plagë e hapur për të gjithë shqiptarët, që përtej dhimbjes së papërshkruar për ngjarjen që i ka lënë të shokuar, u duhet të përballen dhe me cinizmin dhe arrogancën e kryeministrit”, shkruan Alibeaj në Facebook. Sipas deputetit demokrat përgjegjësia kryesore për ngjarjen i takon sistemit dhe qeverisë që të korruptuarit dhe inkriminuarit i ngre në detyrë dhe promovon në Policinë e Shtetit. “Në një vend ku jeta nuk ka më asnjë vlerë, kur sigurinë e cenojnë ata që kanë për detyrë ta ruajnë, çdo shkarkim nga detyra në hallkat lokale të përgjegjësisë shtetërore nuk është zgjidhje e problemit. Përgjegjësia kryesore mbetet e atyre që kanë krijuar dhe mbajnë në këmbë sistemin ku të inkriminuarit dhe të korruptuarit e niveleve të ulëta reflektojnë asgjë më shumë se sjelljen e shefave të tyre: arrogancë, papërgjegjshmëri dhe pandjeshmëri ndaj njerëzve të thjeshtë dhe pa pushtet. Në krizën e përgjithshme që ka përfshirë Shqipërinë, ngjarja e djeshme është dëshmi e qartë se kësaj qeverie nuk i intereson jeta e qytetarëve. Përballë mungesës së vullnetit, paaftësisë dhe arrogancës së pushtetit qëndrojnë qytetarët. Të cilët në shumicë dërrmuese sot kërkojnë largimin e kreut të këtij sistemi që po i bën jetët e pasigurta duke bërë që mijëra shqiptarë ta shohin të ardhmen larg vendit të tyre”, shkruan ai më tej.

Meta: Rama bën viktimën, por është autori që jep garanci

 

Edi Rama bën viktimën, ndërkohë është autor i ngjarjes. Kështu e cilësoi Ilir Meta reagimin e kryeministrit për ngjarjen tragjike të Himarës. Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se qeveria del garantore ndaj atyre që konsiderohen të fortët, gjë që shkakton edhe situata tragjike. “Sot kërkon të bëjë viktimën, sepse autori i këtyre vrasjeve është ai me arrogancën e tij. Është ai që i jep siguri politike dhe garanci për pandëshkueshmëri të gjithë atyre që sillen në atë mënyrën siç e pamë dje. Populli po ringrihet dhe duke u ngritur populli do të ngrihet edhe shteti dhe kjo është e padiskutueshme”, u shpreh Meta.  Deklarata e Metës u bë nga Roskoveci ku ishte për të parë nga afër problematikat e bujqësore dhe blegtorale. “Ka falimentuar pikërisht për shkak të një kryeministri diletant që u bënë 10 vjet që bën eksperimente kundër shqiptarëve, kundër shtetit, dhe që pothuajse ka falimentuar gjithçka”, theksoi kreu i Partisë së Lirisë.

Të fundit

Epika trimërore e Zhulatit dhe prijësi Mersin Gjoçaj

Nga Çerçiz Loloçi Libri i Fitim Çaushit kushtuar epikës heroike të Zhulatit në Gjirokastër është një kontribut i ndjeshëm në...

BE tregon vijën e kuqe: Mos e prekni Drejtësinë

Rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion, shihet me dyshim nga BE e cila edhe pse pranon çdo nismë për fuqizimin...

Rama në Greqi, jehona pas vizitës “provokative”

Një ditë pas vizitës në Greqi, ku mbajti tubim para mijëra emigrantëve shqiptarë atje, kreu i qeverisë Edi Rama në intervistë për mediat shprehet...

Sot protesta e opozitës, Meta kujton Dritëro Agollin: Një agim i ri po lind!

Teksa sot mbahet protesta e opozitës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar Dritëro Agollin. Përmes një mesazhi, Meta thekson se Dritëro Agolli...

Lajme të tjera

Web TV