Juventus-Atletico/ Anulohet ndeshja, rreziku është shumë i madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marshimi i Juventus-it drejt fillimit të kampionatit duhet të vazhdojmë me miqësoren e radhës që është në program të luhet më 7 gusht kundër Atletico Madrid në Tel Aviv.

Sipas Mundo Deportivo-s, miqësorja mes Juventus-it dhe Atletico-s është anuluar për shkak të dhunës në Rripin e Gazës. Në orët e fundit, në fakt, konflikti ka përjetuar një tjetër episod me hedhje raketash nga ana e Izraelit.

Një situatë delikate dhe që nuk ka kaluar pa u vënë re nga organizatorët e ndeshjes që gjatë së shtunës e kanë analizuar me vëmendje çështjen dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur të garantohet siguria e dy ekipeve.

“Për shkak të kësaj situate dhe kushteve të sigurisë, organizatorët e ndeshjes, Juventus dhe Atletico Madrid lajmërojnë se miqësorja mes dy skuadrave e parashikuar të luhej të dielën më 7 gusht në Bloomfield Stadium të Tel Avivit është anulluar “, lexohet në faqen zyrtare të klubit spanjoll.

Si për spanjollët, ashtu edhe për bardhezinjtë kampionati do të fillojë fundjavën e ardhshme. Juventus do të zbresë në fushë të hënën më 15 gusht kundër Sassuolo-s, ndërsa ekipi i Simeone-s do të luajë në të njëjtën ditë në transfertë kundër Getafe-s

Të fundit

Legalizimi i kanabisit/ Miratohet udhëzimi i ri: Kush përfiton e kush përjashtohet

Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi udhëzimi “Për përcaktimin e formatit të lejes për ushtrimin e aktiviteteve të...

“Çmenduri të shkosh me kënetën”/ Rama: PS nuk mundet dot

Kryeministri Edi Rama u shpreh se qytetarët shqiptarë më 11 maj duhet të votojnë PS për Shqipërinë 2030 në BE. Në takimin e zhvilluar...

Andoni: 12 maji do të jetë një goditje fatale për PD nëse nuk ka një as nën mëngë

Analisti Ben Andoni i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV thotë se PD po pret një sinjal nga SHBA, për...

Na paskan mashtruar? Kina “shkund” rrjetin, e vërteta pas markave luksoze

Një hap pas i Presidentit amerikan Donald Trump për vënien e tarifave ndaj Kinës, nuk vjen pa arsye… Teksa miliona biznese po përballen me “furinë” e...

Ja çfarë duhet të dini/ Vaji me të cilin gatuani çdo ditë mund të jetë ‘kancerogjen’

Kur gatuani, zgjedhja e vajit është shpesh një veprim rutinë që e i hidhni në tigan dhe kemi në raft pa menduar shumë. Por...

Lajme të tjera

Web TV