Hapen 12 shkolla të reja në shtator, Veliaj: Rekord i ri që i jep fund mësimit me turne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar sot selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, me rastin e Ditës së Hashures.

Përveç urimit për gjithë besimtarët bektashinj, Veliaj dha edhe një lajm të mirë. Në një dalje për mediat, Veliaj deklaroi se 12 shkolla të reja do të hapen në shtator.

Kryebashkiaku tha se ky ishte një rekord i ri, që do t’i japë fund mësimit me dy turne.

Deri më tani janë ndërtuar 40 shkolla të reja.

“Me hapjen e 12 shkollave të reja dhe një duzinë me kopshte e çerdhe, këtë vit ulim ndjeshëm mësimin me dy turne dhe nuk besoj se ka një shkollë në Tiranë që të jetë e gjitha me dy turne. Do kemi shumë debate për Tiranën në zgjedhjet që do vijnë, por të paktën nuk do kemi më debat për mësimin me dy turne”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, Veliaj bëri thirrje që t’i jepet fund zjarreve të qëllimshme në Tiranë.

Ai tha se është e pakuptimtë që ka njerëz, të cilët i vënë zjarrin një fondi pyjor vetëm sepse kërkon të hapë tokë truall, duke zaptuar kështu pasurinë shtetërore. Ai shtoi se për emergjencat që mund të shfaqen nga zjarret, bashkia është në gatishmëri me tre turne.

Të fundit

Shtrimi në spital psikiatrik, mjeti i Kinës për kundërshtarët e qeverisë

Junjie është një nga 59 personat për të cilët BBC-ja ka konfirmuar ose duke folur me ta, ose me...

Tufa sizmike dhe frika nga një tërmet i fortë: Çfarë po ndodh në Santorini

Qindra lëkundje mikro-tërmetesh tronditin Santorinin, i braktisur shpejt nga mijëra banorë. Por cilat janë rreziqet reale? Mijëra njerëz janë larguar nga Santorini me fluturime dhe...

Si të planifikoni ditën për të marrë më të mirën nga truri juaj?

Truri ynë punon ndryshe kur dita përparon, kështu që duhet të planifikoni detyrat e ndërlikuara në përputhje me rrethanat? Truri ynë nuk është i përsosur,...

Plagosi me armë zjarri në 24-vjeçar, arrestohet autori i dyshuar

Policia ka vendosur në pranga 22-vjeçarin Ensi Shtubina, i akuzuar për plagosjen me armë zjarri të një 24-vjeçari në dhjetor 2024. Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar...

Trump ngrin USAID-in: Pasojat shëndetësore të ndalimit të ndihmës ndërkombëtare

Trump bllokon veprimtarinë e USAID-it, agjencisë më të madhe të ndihmës humanitare në botë: hapa prapa në luftën kundër malaries, HIV-it, vdekshmërisë foshnjore. Elizabeta Intini Veprimet...

Lajme të tjera

Web TV