Krimi në Maliq/ Si nisi sherri mes dy fermerëve që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e së hënës sherri mes dy fqinjëve tronditi Maliqin, ku një person mbeti i vrarë. Viktima e konfliktit u identifikua si Nestir Sotiri dhe autori Velo Azisllari.

Sakaq sot, janë zbardhur shkaqet e konfliktit mes dy fqinjëve. Dyshohet të kenë qenë sherri për qentë që autori Azisllari ka patur në shtëpi.

Ata shprehen se qentë janë bërë edhe herë të tjera problem në zonë, madje banorët e kanë denoncuar në një emision investigativ.

“Ka pasur probleme më para, por nuk e dimë. Nuk e kemi marrë vesh që të kenë ndonjë konflikt kaq, dy vite kemi që jemi kthyer nga Greqia”, shprehen fqinjët.

I shokuar nga ngjarja ka mbetur edhe vëllai i autorit, i cili i sapo kthyer nga Greqia.

“Në vitet që unë kam qenë këtu, ishin shumë shokë, shumë të dashur të respektuar. Nuk gjej fjalë të shprehem. Isha në gjumë, kur e shikon gruaja në televizor, hajde pak më thotë”, shprehet ai.

Ndërkohë, fqinjët shprehen se Nestir Sotiri dhe Velo Azisllari, nuk kanë pasur konflikte më parë mund të çonin deri në këtë ngjarje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV