Benzema: Largimi i Ronaldos nga Real Madridi më bëri shumë ambicioz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karim Benzema ka thënë se ai është bërë më ambicioz që kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi, edhe pse ai e vlerëson yllin portugez si udhërrëfyes të tij në vitet kur të dy ishin bashkëlojtarë në Spanjë.

Pasi arriti lartësi të paprecedentë me Real Madridin, Ronaldo u largua nga klubi për t’iu bashkuar Juventusit në vitin 2018 pas nëntë vitesh me gjigantët spanjollë.

Dhe, në vitet që pasuan, Benzema e ka përmbushur më shumë aftësi rolin e golashënuesit kryesor të klubit pasi ai ka pranuar se duhej të rregullonte veten pas largimit të Ronaldos.

Ylli francez ka folur për largimin e Ronaldos, të cilin e ka cilësuar si udhërrëfyes të tij gjatë kohës në Santiago Bernabeu.

“Është e vërtetë që kam shënuar më shumë gola që kur ai u largua, por kur ai ishte këtu unë asistoja dhe ai më ndihmoi shumë brenda dhe jashtë fushës”.

“Por, e dija se mund të bëja më shumë. Kur ai u largua, ishte koha për të ndryshuar lojën dhe ambicien time dhe deri më tani po shkon mirë”, ka thënë Benzema.

Ndryshe, Benzema dhe Ronaldo, së bashku me Gareth Bale të njohur si “BBC” ishin njëra nga treshet sulmuese më të mira në histori, ndërsa së bashku fituan çdo trofe.

Të fundit

Qytetet më të mira dhe më të këqija për të ecur në këmbë

Një shëtitje është një nga mënyrat më të mira për të njohur një qytet – për të zbuluar atraksione,...

Zgjedhjet, ky është parashikimi final i “Fjala.al” për shpërndarjen e mandateve

Teksa jemi tri ditë larg nga zgjedhjet parlamentare, "Fjala.al" përcjell parashikimet e redaksisë për rezultatet sipas qarqeve. Kjo është prognoza jonë për 11 majin: SHKODRA...

Real Madrid apo Bayern, ku do të shkojë Wirtz? Gjermani flet për Sports Illustrated

Florian Wirtz nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen, edhe pse mediat gjermane e quajnë të kryer se në verë ai...

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Alternativat që mund të pasojnë Françeskun

Ndërsa sot vijon dita e dytë e konklavës, ka disa kandidatë që janë pretendentë për të pasuar Papa Françeskun. Kardinali afrikan Robert Sarah hyri në...

Mënyra se si e ruani emrin e partnerit në telefonin tuaj tregon shumë për marrëdhënien

Ironike apo jo: mënyra se si e ruani emrin e partnerit në telefonin tuaj mund të zbulojë shumë për mënyrën se si e përjetoni...

Lajme të tjera

Web TV