Meta kërkon rrëzimin e Ramës me kartën e djegësave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar se faktet e reja që janë bërë publike këtë të martë për skandalin me inceneratorët do të depozitohen në SPAK. Në një konferencë shtypi, që është thuajse e përditshme nga Partia e Lirisë, Meta theksoi se drejtësia e re është në provë të madhe që të mos marrë me vete mllefin e qytetarëve.

Pasi la presidencën Ilir Meta nuk humbi asnjë ditë kohë, duke dhënë imazhin se tashmë është i përqëndruar tërësisht në çdo formë për denocimet e aferave korruptive sipas tij, deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Në një konferencë shtypi të mbajtur dje pranë ish-drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve Briseda Shehaj, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se qeveria shqiptare i ka dhënë mundësi kompanive të inceneratorëve që të marrin kredi në banka të ndryshme duke lënë kolateral pronat publike, duke përfshirë edhe rrugët dhe sheshet. Ai tha se kjo është bërë një grupi i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën. “Pasi pamë që miliona euro nga qytetarët shqiptarë për llogari të këtij grupi të strukturuar kriminal. Të moshuar që jetojnë në azile, barinj në Greqi, firmat e të cilëve janë falsifikuar për të rrëmbyer kjo organizatë kriminale miliona euro, pasi pamë që edhe fondet e AZHBR që duhet të shkojnë në bujqësi kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale, sot do të tregojmë se si Qeveria shqiptare, me kokën e grupit kriminal Edi Rama, edhe pronat publike që janë lënë peng në bankat e ndryshme këtu për paratë që shkojnë përtej detit dhe më larg”, tha Meta. Ndërsa Briseida Shehaj, anëtare e Partisë së Lirisë, ka thënë se Inceneratori i Tiranës ka marrë kredi 16 mln euro duke lënë peng pronat publike. “Neni 5/2/2 e kontratës koncesionare me Inceneratorin e Tiranës e thotë qartë se kompania ka të drejtë të lënë garanci, peng, kolateral për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë. Nga kjo faqe numër 19 në kontratë nis gjithçka. Kompania e Tiranës ka marrë gjithsesj 8 kredi, rreth 16 mln dollarë. Ka marrë kredi për fond për pagat Inceneratori i Tiranës rreth 250 mijë euro edhe kur nuk punonte. Çfarë ndodh? Që të merrej kjo kredia bëhen këto dy shkresa, i drejtohen bashkisë së Tiranës dhe ministria e Infrastrukturës, në të dyja shkresat kompania e vë në dijeni dhe kërkon miratimin, data 1 nëntor, ministria e Infrastrukturës i thuhet informoni bankën që do e lëmë peng pronën te kjo bashkë, dhe të gjitha të ardhurat e bashkisë do kalojnë te kjo bankë, dhe thuhet që të japin njoftim se kanë marrë shkresën, pra bashkia ka dhënë dhe njoftim. Në datën 7 dhjetor banka i drejtohet kompanisë duke thënë se këstin e fundit, 1mln, euro, i thotë nuk ta jap dhe të kam vendosur të mos disbusoj shumën e mbetur, si kusht, deri sa kompania të na mundësojë konfirmim zyrtar nga SPAK që shoqëria apo ortakët, nuk është regjistruar procedim penal për aktivitetin e kësaj shoqërie. Në 1 nëntor pasi i kanë dhënë ok, nuk mërej kredia, shteti e dinte për hetimin penal, sekuestrimi i dokumentacionit ka filluar që në shtator, tetor. Banka e mori vesh që janë në hetim dhe nuk ua dha një pjesë të kredisë, këta zotërinjtë nuk e kanë aspak problem. Këto këtu janë një pjesë të kontratave çfarë është lënë kolaterial dhe është lënë kontrata”, tha Shehaj. Kordinatore kombëtare antikorrupsion e Partisë së Lirisë, tha se kompania ka të drejtë të lërë kolateral, peng për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë Sipas saj më seriozët në këtë proces kanë qenë bankat, jo qeveria. Shehaj tha se paratë që janë marrë nga kreditë nuk kanë shkuar për investim. “Ne do të bëjmë transparencë të plotë. Janë zero lekë investim nga kompania mëmë në Shqipëri. Situata është edhe më e rëndë në Fier”, tha ajo. Meta tha se kompania mëmë në hollandë duhet të investonte para në vendin tonë, por ajo po merr vetëm paratë duke atakuar SPAK për hetime të ngadalta.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Balla: Emigrantët nuk do të paguajnë për postën e votës

Raporti britanik, Këlliçi: Tmerr! Shqipëria si Eritrea dhe Iraku

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me raportin e fundit të inteligjencës britanike mbi trafikun e paligjshëm të emigrantëve me gomone në kanalin e “La Mansh”, ku 40% e atyre që kalojnë në ishull rezultojnë të jenë shqiptarë. Sipas Këlliçit, këto raporte tregojnë se Shqipëria po shpopullohet me ritme të frikshme dhe ecën njësoj me vendet si Iraku dhe Eritrea që janë zona lufte. “Në periudhën 1 qershor – 12 korrik, 1075 shqiptarë kanë kaluar ngushticën detare mes Francës dhe Anglisë në gomone dhe varka të vogla. Ajo që duam të theksojmë sot nuk është fenomeni i emigracionit, i vjetër sa vetë bota. Pyetja që ngremë nga kjo foltore është se, pse Shqipëria, një vend jo në konflikt, dhe që as nuk vuan nga ndonjë epidemi, thatësirë apo krizë tjetër, prodhon më shumë emigrantë se të gjitha ‘vendet e tmerrit’? Sipas raportit britanik, ndër ata që e kanë kaluar Kanalin Anglez, në një periudhë 6 javore, 13 përqind janë iranianë, 12 përqind afganë, 7 përqind irakenë, ndërsa me 5 përqind janë sirianët dhe eritreasit. Kreun e tabelës e kapin shqiptarët me 40 përqind”-tha Këlliçi. Sipas tij, shqiptarët largohen pasi qeveria manipulon votat, vjedh me inceneratorët dhe fondet e BE, nuk ofron siguri jete për qytetarët, promovon elementët kriminalë në shoqëri, nuk ka prioritet arsimin dhe as shëndetësinë, shqiptari detyrohet të marrë rrugët e botës. “Kur nga një tokë e bekuar si jona qytetarët ikin, në dyfishin e shifrave në raport me vendet e rajoneve në luftë, atëherë Shqipëria është bërë një vend i pajetueshëm”-tha Këlliçi.

 

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV