Gjermani, 31 të plagosur nga përplasja e karuselëve në parkun “Legoland”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy slita rrëshqitëse janë përplasur sot në një park gjigant argëtimi në qytetin jugor të Gjermanisë, Gunzburg, duke lënë të plagosur të paktën 31 persona .

Sipas raportimeve, slita e parë u ndal në mënyrë të menjëhershme dhe e dyta pas saj vinte me shpejtësi, duke u përplasur fuqishëm me të.

Zjarrfikësit, ambulancat dhe tre helikopterë u gjendën brenda pak minutash në parkun “Legoland”. Të plagosurit janë dhjetë fëmijë, një adoleshent dhe 20 të rritur.

 

 

 

 

Sipas Kryqit të Kuq të Bavarisë (BRK), një pasagjer madje është në rrezik serioz për jetën pasi ka marrë plagë në zonën e kraharorit. Edhe 15 persona të tjerë u plagosën aq rëndë sa u dërguan në spital për trajtim të specializuar.

“I vetmi tren që ndaloi siç duhet nuk ndaloi në zonën e stacionit ku njerëzit normalisht hipnin apo zbrisnin, por pak a shumë në katin e parë, si të thuash, dhe si rrjedhojë treni i dytë u ngjit nga pas. Fat i madh është që treni nuk doli nga shinat dhe asnjë person nuk ra nga lartësia”, tha zëdhënësi i policisë Geissler.

Parku argëtues fillimisht mbeti i hapur pavarësisht aksidentit, madje shumë vizitorë as që ishin në dijeni të aksidentit.

 

 

Një baba që ndodhej në parkun argëtues në momentin e aksidentit tha për mediat se “ne nuk vumë re asgjë, por morëm një e-mail që na pyeste nëse ishim të përfshirë në ngjarje”.

Lexo edhe :  Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

Një familje nga Bambergu në Frankoninë e Epërme u informua gjithashtu nga miq të shqetësuar që kishin dëgjuar për aksidentin nga media. “Ne e morëm vesh vetëm kur na thirrën për të parë nëse ishim mirë. Nuk pamë asgjë, ishim në anën tjetër”.

Ka pasur ndalim për hyrjen e gazetarëve dhe aksidenti mund të raportohej vetëm nga larg. Javën e kaluar, një grua 57-vjeçare vdiq pasi u rrëzua nga një slitë në Kloten, Gjermania jugperëndimore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV