Iniciativat ligjore/ PS dhe gjysma e PD-së, të “trembur” për “non gratat”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale ka thënë se në shtator do të bëhen gati amendimet për pastrimin e figurës. Partia Socialiste po kërkon të pastrojë Kuvendin nga bashkëpuntorët e ish-Sigurimit të Shtetit, por lihet pas çështja sesi do të veprohet për personat e shpallur “non grata” nga SHBA dhe Anglia. A po i druhet e gjitha politika shtimit të listës edhe nga e majta?

Publikimi i inicialeve I. M nga Autoriteti i Dosjeve dhe lidhja që ju bë me ish-presidentin Ilir Meta ka vënë në lëvizje të majtë dhe të djathtë për të bërë ndryshime ligjore. Në Kuvendin e Shqipërisë pothuajse e gjithë kasta e vjetër është larguar dhe është zëvendësuar me të rinj, por që nuk dihet nëse vijnë nga familje të pastra në “biografi” apo jo. Gjithsesi kjo duket më shumë si një lojë për të hequr nga politika njerhërë e mirë Berishën dhe Metën. Megjithatë për këtë të fundit, për momnetin nuk ja dolën. Sigurisht që kjo është një lojë që do të ketë shumë aktorë, ku fati i PS-së në këtë rast është se mund të “joshin” një grup deputetësh nga radhët e PD-së që njihen si “grupimi Basha”. Nëpërmjet tyre janë në gjendje që të kryejnë ndryshime ligjore, por edhe kushtetuese. Çështja kryesore për PS-në, por edhe “Grupimin Basha” mbetet Sali Berisha, i cili u mendua i “rrëzuar përfundimisht” kur u shpall “non grata” nga SHBA në majin e vitit të kaluar, por ai u rikthye fuqishëm.

Sot ka marrë partinë Demokratike dhe gëzon mbështetjen masive të anëtarësisë, nga ana tjetër edhe në zgjedhjet e pjeshme lokale në gjashtë bashki, të mbajtura më 6 mars të këtij viti Berisha mposhti Bashën dhe dha shenjën se çështja “non grata” u zhvlerësua disi. Edhe pse ka më shumë se një vit që ish-kryeministri është shpallur “non grata” nga SHBA për akuzën e korrupsionit masiv dhe minuesit të demokracisë, mazhoranca ka shtuar retorikën duke përdoruar deri në “sufiçit” çështjen “non grata”, por nuk ka marrë asnjë nismë ligjore për ata që janë shpallur “non grata”, që në rastin më të fundit është edhe Aqif Rakipi, babai i deputetit socialist Orlando Rakipi. Ndoshta mazhoranca e ka më të lehtë që të heqë bashkëpuntorët e komunizmit se non gratat e SHBA apo Britanisë së Madhe. Por a do i interesojë mazhorancës të bëjë këtë lëvizje në kutinë e shahut, kur zëra ka se ndonjë prej ministrave të tij mund të jetë në listën e non gratave? Për këtë flet koha…
Propozimi i PS
Me nisjen e sesionit te ri Partia Socialiste njofton miratimin e ndërhyrjeve ligjore të propozuara nga Autoriteti i Dosjeve dhe të depozituara në Kuvend prej tyre. Paralajmërimi është bërë nga kreu i grupit paralmentar socialist, Taulant Balla dhe sipas këtyre ndryshimeve, çdokush që ka hyrë në politikë do t’i nënshtrohet verifikimit te certifikatën e pastërtisë.

Lexo edhe :  Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

“Ngjitja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, një shërbimi sekret terrori, në të gjitha majat e piramidës shtetërore, ka bërë të domosdoshëm miratimin sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, në sesionin e ri që nis në shtator, të ndërhyrjeve ligjore që janë depozituar tashmë sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve, për të rishikuar certifikatën e pastërtisë të kujtdo që ka hyrë në politikë me përgjues në trup, si shërbëtor i Sigurimit të Shtetit”, shkruan në Facebook Taulant Balla.

Iniciativa e Partisë Socialiste, tashmë e depozituar në Kuvend, erdhi pas një dokumenti të publikuar nga Autoriteti i Dosjeve që përmendte se ish-presidenti Ilir Meta kishte qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit, pavarësisht se ky dokument u mohua nga ish-kreu i Shtetit. Socialistet do të adresojnë në kuvend dhe çështjen non grata dhe përmes reagimit të tij balla përcjell dhe një mesazh për Sali Berishën. “Ne nuk ia drejtojmë dot bishtin as non gratës as bashkëpunëtorëve, por ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë të keqen të vazhdojë të bëjë moral me shpresën se do të hajë kokën e vet, madje absurdi të shkojë deri aty sa këta lloj të bërtasin për drejtësi, kur janë vetë ata që kanë hesapet më të mëdha me drejtësinë dhe Shqipërinë”, shtoi Balla.

Të fundit

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

Lajme të tjera

Web TV