Ishte në krye të detyrës, plagoset punonjësi i IMT së Bashkisë së Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtes së Territorit së Bashkisë së Tiranës, është plagosur pak minuta më parë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Todi Shkurti”, ndërsa i punonjësi ka marrë një plagë në bark.

Sipas policisë, punëtori është Ilirjan Gavelli, rreth 50 vjeç dhe sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi.  Ai kishte shkuar për të prishur një shtëpi dhe i zoti i banesës e ka qëlluar me armë.

“Rreth ores 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, një shtetas ka plagosur me armë zjarri në bark, një punonjës I.M.T-së, rreth 50 vjeç qe sapo kish përfunduar zbatimin e një vendimi, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve. Autori u kap nga shërbimet”, bën me dije Policia e Tiranës.

Autori Qani Muça 55 vjeç është identifikuar dhe arrestuar.

 

Të fundit

“Demokratë”, a nuk i ka hallall “diktatori” Rama kundërshtarët e tij për mandatin e 7-të

Nga Aranit Muraçi Kështu nisi premtimi i madh. Vetëm pesë muaj pas “trokitjes” së demokracisë, ardhjes në pushtet. I tillë...

“Nuk jemi më bashkë me Selvijen”/ Shpat Kasapi konfirmon ndarjen nga ish-bashkëshortja

Këngëtari Shpat Kasapi këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë. Kjo pas një incidenti që ndodhi në...

Britanikja ‘Express’: Shqipëria një nga vendet më të pabesueshme turistike

Evropa aktualisht po përballet me një krizë të rëndë zjarresh, me flakët që shpërthyen që nga fundi i korrikut, të shkaktuara nga një valë...

“Pabuksa”/ Racizmi i shqiptarëve kundër turistëve

Nga Ergys Mërtiri Racizmi kundër turistëve është fenomeni më i fundit i shfaqur tek shqiptarët. Ankohen se turistët po na prishin qetësinë publike, se kanë...

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata jep masat e sigurisë për babanë dhe xhaxhain e autorit

Është zhvilluar në Gjykatën e Korçës seanca për komunikimin e masave të sigurisë ndaj të ndaluarve për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Pasi...

Lajme të tjera

Web TV