Dyshohet se urdhëruan krime/ SPAK mban nën vëzhgim “të fortët” e burgjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK mesa duket nuk do që t’i lërë aspak jashtë vëmendjes disa të burgosur, që dyshohen se komunikojnë dhe japin urdhra jashtë qelisë.

Ndaj i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të mbajë nën vëzhgim 10 prej tyre. Por ende nuk është vendosur nëse do të hyjnë apo jo të burgosurit e dyshimtë në 41 biss.

Siç bën me dije “Top Channel”, vendosja nën “Big Brother” e tyre në distancë po kryhet pas disa krimeve të rënda të muajve të fundit.

Deri më tani nën regjimin e ashpër 41 biss mbahen vetëm 7 të burgosur dhe të paraburgosur për të cilët sipas një hetimi në distancë i ngjashëm me këtë që po kryhet aktualisht, u mblodhën të dhëna se secili nga të burgosurit ishte i rrezikshëm dhe mbante komunikime me anëtarë të grupeve jashtë burgut.

Në 41 biss janë dy vëllezërit Klemend dhe Eldi Çala të arrestuar si anëtarë në megagrabitjen e Rinasit, një ngjarje që vijon të ketë në kërkim Talo Çelën. Po ashtu nën regjim të ashpër dhe super të kontrolluar është edhe Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine. Së bashku me të në 41 biss është edhe Fatmir Pjetri i “Bandës se babagjyshëve” që u kap me Çekajn pas tentativës për t’u arratisur nga 313. Si dhe Redjan Rraja nën akuzë për atentatin në aksin Tirane-Durrës si dhe dy vlonjatët Viktor Ymeri dhe Aleksandër Llanaj, njeri i kthyer në burg jo shumë kohë pasi i kishte lënë qelitë dhe tjetri për masakrën e Çoles.

Të fundit

Pse dështoi telefonata Trump-Putin? Britania dhe BE ndryshojnë mendim totalisht

Europa dhe Mbretëria e Bashkuar kanë paralajmëruar për një sërë sankionesh të ndërmarra kundrejt Rusisë pas zhvillimit të telefonatës...

“Gara nuk ishte e barabartë!” Çfarë shkroi sot Fatmir Xhafaj për zgjedhjet?

Fatmir Xhafaj do të jetë sërish në Parlament, pasi ishte një nga më të votuarit në listën e hapur të PS. Ish-Ministri i Brendshëm,...

Hida, studentja e Mjekësisë që fitoi vendin e dytë për punim shkencor në Turqi

Rrëmbeu çmimin e dytë pak ditë më parë në Turqi në një konferencën ndërkombëtare të studentëve të mjekësisë. Prezantimi i saj oral për “Nivelet...

Papa i ri na jep lajmin e keq: Vatikani nuk e njeh Kosovën, por…

Papa Leon i katërmbëdhjetë emëroi Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe Delegat Apostolik në Kosovë. Kështu raporton media e Vatikanit, që saktëson...

Po mbyteshin në det, anija shqiptare “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve

Një operacion i suksesshëm nga djemtë dhe vajzat tona të Forcës Detare u regjistrua sot në Detin Egje. Anija “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të...

Lajme të tjera

Web TV