Masakra me 10 të vrarë/ Nga 1992 e deri më sot, ja vrasjet më tronditëse në Mal të Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masakra e ndodhur ditën e djeshme në Mal të Zi ku një 34-vjeçar vrau 10 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë para se të eliminohej edhe ai është një nga ngjarjet më të rënda në historinë e këtij vendi.

Mirëpo, ndër vite, ka patur masakra, vrasje, tragjedi që rëndojnë ende sot në kujtesën e vendit fqinj.

30 vjet më parë, më 3 qershor 1992, Kosta Damjanoviç, vetëm 22 vjeç ekzekutoi 9 fshatarë në fshatin Pusonjski Do afër Pljevlja, ku më pas u vra edhe vetë autori i ngjarjes. Një vit më vonë, në Çokrije në komunën e Bjelopoljes, 14-vjeçari Momçilo Ceroviç vrau familjen e tij, prindërit, vëllanë, kushëririn dhe mbesën trevjeçare dhe më pas u vetëvra. Një krim tjetër ndodhi në Bijelo Polje në vitin 1993, kur Novo Soshiç, 44 vjeç eliminoi katër anëtarë të familjes në shtëpinë e tyre. Në mesin e të vrarëve ishin dy fëmijë të moshës 12 dhe 8 vjeç dhe vetëm një djalë 11-vjeçar mbijetoi.

Srgjaan Stamenkoviç nga Nishi dhe pesë persona të tjerë vdiqën në vitin 2001 në Berane në shpërthimin e planifikuar të një ndërtese trekatëshe në qendër të qytetit, shkruan Vijesti.

Stamenkoviç e solli eksplozivin në çantë me urdhër të 34-vjeçarit Zoran Stevançeviç nga Beogradi, i cili u arrestua dy muaj pas krimit.

Në vitin 2006, në natën e Vitit të Ri, Milan Zekoviç vrau një familje prej 5 anëtarësh në shtëpinë e tyre në Zelenica afër Herceg Novi. Mes të vrarëve ishin edhe tre djem të moshës 12, 10 dhe 6 vjeç.

Ish-polici Slavko Miloviç nga Andrijevica vrau tre persona në Rijeka Marseniç në vitin 2012, ai ekzekutoi vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën, dhe më pas u vetëvra.

Lexo edhe :  Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

 

Të fundit

Gazetarja goditet me plumb gome gjatë protestës në Los Anxhelos (VIDEO)

Gazetarja australiane Lauren Tomasi u godit nga një plumb gome ndërsa po raportonte mbi një protestë kundër bastisjeve të...

Mediat e huaja/ Në Berat, ku ëndrra për pushime ideale shndërrohet në realitet

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Beratit të duket sikur je katapultuar pas në kohë, shkruan prestigjiozja ”Vanity Fair”. ”Ky qytet, një...

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta të verës

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë prej nesh i drejtohen kondicionerëve për të krijuar një ambient...

EMRI-FOTO/ Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e 8 qershorit në via Casoni, Fontaniva (Itali), ku një 59-vjeçar shqiptar, Fatos Cenaj, mbeti i plagosur rëndë...

Federata serbe: Armando Duka na priti shumë mirë, tifozët shqiptarë një njollë e madhe

Federata serbe ka reaguar në lidhje me ndeshjen e së shtunës ku Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare", për...

Lajme të tjera

Web TV