“Nuk jemi thes boksi”/ Vuçiç: Buxheti ynë për ushtrinë, 10 herë më i lartë se i Kurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse, pritet të takohen shumë shpejt në Bruksel, duket se Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti nuk kanë ndërmend t’i ndalin akuzat dhe sulmet.

Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel më 18 gusht, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës si rezultat i vendosjes së masave të reciprocitetit nga qeveria kosovare.

Mirëpo, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, vazhdoi me provokimet ndaj Kosovës, duke i vënë në shënjestër të gjitha autoritetet qeverisëse, nga kryeministri Albin Kurti të cilin e quajti aq të përvuajtur sa nuk mundet as ta fyejë më.

Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç i kritikoi të gjithë shtetet e rajonit si dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ai njoftoi se ka synim që shërbimin ushtarak në Serbi të jetë i detyrueshëm për qytetarët serbë, përveç ushtrisë profesionale.

“A iu kam borxh atyre t’iu raportoj, apo popullit tonë? Çfarë doni, që ne të jemi thes boksi e të na godasin, pavarësisht heroizmit të ushtarëve dhe oficerëve tanë, si në vitet 90′. Ata po armatosen që të gjithë. Po veçojnë nga 20 përqind të municioneve të tyre nëpër depo. Pse po blini helikopterë nga SHBA dhe kundërajror nga Gjermania pra? Kë doni të sulmoni, Austrinë apo Slloveninë? Kurti tha se do të shpenzojë 130 milionë buxhet për ushtri. S’ka problem, ne do të kemi një miliardë e gjysmë” tha Vuçiç.

Kujtojmë që së fundmi, Kurti e quajti Vuçiçin “Putini i vogël”, dhe presidenti serb tha se kryeministri kosovar kërkon të jetë “Zelenksy i vogël”.

 

 

 

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV